By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Prill i thyer” për politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > “Prill i thyer” për politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

“Prill i thyer” për politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut!

admin
Last updated: 17/04/2025 11:00
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 prill – Jemi në muajin prill, çarja e koalicionit VLEN ndodhi. Nuk ka se si mos të kujtohet vepra e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, “Prilli i thyer” që simbolizon rilindjen e popullit shqiptarë dhe kritikon ashpër kanunin si zakon që ka ndikuar negativisht në shkatërrimin e shqoërisë nga rregulla të caktuara absurde. Jeta dhe rilindja, janë tematikat kryesore që trajtohen në këtë vepër. Lidhshmëria e veprës me situatën aktuale politike në vendin tonë është e rastësishme, sepse ndarja e VLEN-in ndodhi tani në muajin prill, dhe tani flasim për një rilindje të koalicionit VLEN që erdhi si shpresë për ndryshim në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut apo siç ndryshe njiher e thirreshin vitin që lamë pas si “pranverë politike”, shkruan Zhurnal.

“Thyerja” si simbol i zhgënjimit dhe dëshpërimit për qytetarët, mund të ndikojë në përkrhajen e ndryhimit dhe ndëshkimin e atyre që devijuan këtë rrugë –

Ndarja e koalicionit VLEN në muajin prill mund të shihet si një metaforë politike që i ngjan thellësisht mesazhit të veprës “Prilli i thyer” të Ismail Kadaresë. Në roman, prilli përfaqëson fillimin e pranverës, rilindjen dhe shpresën, por për protagonistin Gjorg Berisha, ai është i “thyer” nga një sistem i lashtë që pengon jetën dhe lirinë. Ngjashëm, prilli për koalicionin VLEN ishte pritur të shënonte një fazë të re bashkëpunimi dhe përfaqësimi të denjë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, por ndarja që ndodhi në këtë moment kritik para zgjedhjeve nuk mund të definohet tjetër pos tradhtisë politike.

Në VLEN ndodhi bashkimi historik, që për një vit më vonë nododhi përçarja. Në momentin që pritej një hap përpara, u bë një stagnim i panevojshëm. Ashtu siç Kadare kritikon një shoqëri që mban zakone të vjetra që vrasin shpresën e rinisë, ndarja e VLEN-it mund të shihet si pasojë e mentaliteteve të vjetra politike që ende nuk e lejojnë unitetin të lulëzojë. Kështu, “prilli i thyer” merr kuptim të ri, duke simbolizuar edhe një herë se shpresa, nëse nuk ushqehet me veprim dhe vizion të qartë, mund të thyhet para se të lulëzojë. Kjo ndodhi për shkak të mendësisë së vjetër politike të Arben Taravarit që në vend se të mbaj stafetën e shpresës kapi kalkulatorin e përllogaritjeve personale partiake  dhe humbi shpresën e ndryshimit.

Koalicioni VLEN lindi me premtimin për të sjellë një qasje të re, të bashkuar dhe moderne në politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut, si një përpjekje për të kapërcyer ndarjet tradicionale, interesat e ngushta partiake dhe për të krijuar një front të përbashkët që do të përfaqësonte dinjitetshëm interesat kombëtare. Si nevojë që do t’i bënte ballë Frontit Evropian që ishte krijuar në anën tjetër, si front multietnik që kishte dominuar skenën politike, dhe pritej të gllaboronte numër të madh të votave.

Megjithatë, thyerja e këtij koalicioni, pikërisht në një muaj simbolik si prilli, vë në pah plagët e thella të kulturës politike shqiptare në rajon. Mungesa e një ideali të përbashkët, konkurrenca e brendshme për përfitime afatshkurtra dhe paaftësia për të menaxhuar ndarjet pa përfundimt të tillë, dëshmojnë se edhe format bashkëkohore të organizimit politik janë shpesh të brishta dhe përundojnë kësisoji, kur nuk mbështeten mbi vlera të forta dhe mirëkuptim të ndërsjellë.

Në fund të fundit, “Prilli i thyer” nuk është vetëm një metaforë për një individ që përballet me një sistem të padrejtë, por edhe një kujtesë kolektive për të gjitha ato shoqëri që, në vend të ecin përpara, zgjedhin të mbeten peng i zakoneve të vjetra.

Nëse politika shqiptare në Maqedoninë e Veriut vazhdon të ndjekë rrugën e përçarjes dhe të humbjes së shpresës, atëherë çdo prill do të jetë i thyer jo nga natyra, por nga vetë dora e njeriut. Është koha që aktorët politikë të kuptojnë se qytetarët nuk kanë më durim për ndarje dhe opsione të treta, e përqafuan krijimin e dy taborreve politike në kampin shqiptar, pro pushteti ose kundër, nuk ka opsion të tretë. Fakti që shqioptarët e pranuam mirë dhe me kënaqësimi krijimin e dy taboreve shqiptare dëshmon fakti që votat e shqiptarëve nuk shkuan në kampin tjetër. Prandaj, VLEN duhet ta vazhdojë rrugëtimin drejt dhënies së kuptimit të ndryshimit. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Sekretarja e Trumpit kërcënon Harvardin: Do t’ju heqim të drejtën për të regjistruar studentë të huaj
Next Article Legjenda e Real Madridit shkaktoi kaos pas pjesës së parë, rojet e sigurisë parandaluan përplasjen me Sakan

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?