By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pritet të dyfishohet në rang global numri i pacientëve me kancer prostate
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Pritet të dyfishohet në rang global numri i pacientëve me kancer prostate
Shëndetësi

Pritet të dyfishohet në rang global numri i pacientëve me kancer prostate

admin
Last updated: 05/09/2024 19:37
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Sipas një analize të re të mbështetur nga programi i grupit të studimeve mjekësore the Lancet Commission, sugjerohet se numri i rasteve vjetore të pacientëve me kancer prostate do të rritet nga 1.4 milionë në vitin 2020, në 2.9 milionë në vitin 2040. Rastet më të shumta të vdekjeve të pacientëve me këtë lloj kanceri do të jenë nga vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Kampioni i atletikës, Joe Appiah, mban disa rekorde evropiane dhe britanike në vrapimin me pengesa.

Ai u diagnostikua me kancer të prostatës në vitin 2021.

“Në një kuptim jam me fat. Nuk pata simptoma. Nuk kisha ndonjë dijeni për kancerin e prostatës, por një shoku im më telefonoi për të më thënë se e kishte këtë lloj kanceri. Unë u habita pasi ka moshë të njëjtë me mua; është edhe ai i shëndetshëm dhe në formë të mirë. E njohim njëri-tjetrin për shkak të sporteve, kështu që u trondita. Më inkurajoi të shkoja për t’u testuar”, thotë zoti Appiah.

Kanceri i prostatës është lloji më i zakonshëm i kancerit për meshkujt. Një analizë e re nga grupi “The Lancet Commission” vlerëson se rastet me kancer prostate do të rriten nga 1.4 milionë në vitin 2020, në 2.9 milionë në vitin 2040.

Sipas raportit, që nga mesi i viteve 1990 vdekjet nga kanceri i prostatës kanë rënë në vendet me të ardhura të larta. Por, vlerësohet se do të rritet me 80% numri i vdekjeve ndër meshkujt në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

“Për momentin janë rreth 1.4 milionë meshkuj në vit që diagnostikohen me kancer prostate. Kjo do të dyfishohet në 10-15 vitet e ardhshme dhe pothuajse të gjitha rastet e shtuara do të jenë nga vendet me të ardhura të ulëta dhe të larta. Pra, në vendet si Britania, ku unë jetoj, do të shohim një vazhdimësi në nivele të qëndrueshme dhe do të ketë ndryshime të mëdha në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”, thotë Nick James, profesor për kancerin e prostatës dhe të fshikëzës në Institutin për Studimin e Kancerit, në Londër.

Profesori James thotë se rritja e rasteve nuk është diçka që mund të parandalohet nëpërmjet masave të sistemit të shëndetit publik.

“Vjen së bashku me ndryshimet e popullsisë. Dhe çelësi për të zbutur pasojat është diagnostikimi dhe trajtimi mjekësor i hershëm, për të mos pritur të reagohet vetëm kur njerëzit të paraqiten në gjendje të rënduar”, thotë ai.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Profesori James sugjeron që të përdoren metoda për ndërgjegjësimin si nëpërmjet mediave sociale dhe teknologjive të bazuara tek celularët, paisje të cilat mund të shfrytëzohen edhe për menaxhimin e të dhënave mjekësore duke shmangur kështu metodat e vjetëruara në letër dhe sisteme të tjera të largëta.

Më të rrezikuarit nga kanceri i prostatës janë meshkujt afrikano-amerikanë. Sipas Qendrës për Kancerin e Prostatës në Britani, 1 në 4 prej tyre do të preket nga ky lloj kanceri. Arsyeja nuk dihet ende. Në rastin e atletit Appiah, kanceri u evidentua herët dhe ndodhej vetëm në prostatë dhe nuk ishte përhapur ende në organe të tjera.

“Kjo do të thoshte se unë kisha opsione më të mira për trajtimin mjekësor. Dhe më sugjeruan që për moshën time dhe faktin që jam në formë të mirë, do të ishte më mirë që ta hiqnin, duke më dhënë kështu edhe shanse më të mira mbijetese”, tregon zoti Appiah.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Kampioni i atletikës bën tashmë fushatë për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin e prostatës.

You Might Also Like

Mosngrënia e vakteve si ndikon në organizëm?

Kanella bën mrekulli ndaj shumë sëmundjeve

Tharja e rrobave në shtëpi, e dëmshme për shëndetin

Këto ushqime përmirësojnë shëndetin e duhanpirësve

Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes, kujdesi që duhet të tregoni

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Këshilli Gjyqësor solli vendim për ndërprerjen e funksionit gjyqësor për shkak të pensionit të pleqërisë, shkarkoi dhe zgjodhi gjykatës porot në Gjykatën Themelore Veles dhe Gjykatën Themelore Shkup
Next Article Kina përgatitet për super tajfunin Yagi, ​​mbyllen shkollat, anulohen fluturimet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?