Shkup, 23 korrik – Nëpunësit policor nga SPB Negotinë dje në orën 18 kanë privuar nga liria N.M (71) nga Demir Kapia për shkak dyshimit se në dy raste ka shkaktuar zjarr.
Siç kumton MPB-ja, ai dyshohet se në orën 10 ka shkaktuar zjarr në vendin e quajtur “Laka e Epërme” në afërsi të Demir Kapisë i cili përfshiu bar të thatë, pyll me rritje të ulët dhe dy vreshta.
Gjithashtu, ai dyshohet se rreth orës 15 në afërsi të të njëjtit vend ka shkaktuar zjarr i cili përfshiu pyll dhe hapësirë bujqësore.
Zjarret u shuan nga ekip i Njësisë territoriale kundër zjarreve në Negotinë, ndërsa nuk pati persona të lënduar.
N.M. po mbahet në stacionin e policisë, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse.
