By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Problemet e shëndetit mendor, Rreli: Grupmosha më e prekur, 18-40 vjeç. Gjendje ankthi dhe atak paniku
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Problemet e shëndetit mendor, Rreli: Grupmosha më e prekur, 18-40 vjeç. Gjendje ankthi dhe atak paniku
Shëndetësi

Problemet e shëndetit mendor, Rreli: Grupmosha më e prekur, 18-40 vjeç. Gjendje ankthi dhe atak paniku

admin
Last updated: 23/02/2025 17:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Me ndryshimin e kohërave, përfshi hovin që ka marr zhvillimi teknologjik, kostot në shëndetin mendor janë të larta. Për psikiatren Arjana Rreli, frekuenca më e madhe e problemeve vihet re tek moshat më vitale.

“Rrjete sociale shfaqin modele që të rinjtë duan t’i ndjekin, por që nuk janë modele të shëndetshme. Po kjo teknologji që ka shkurtuar kohën aktive, vihen re shumë më tepër gjendje ankthi, atak paniku, ndryshime të humorit, të gjumit. Mosha 18 deri në 40 vjeç është mosha më e prekur. Ne jemi në shërbimin ambulator dhe janë të paktën 20-25 raste në ditë”, u shpreh Rreli.

Ataket e panikut, apo çrregullimet e ankthit mund të prekin secilin prej nesh, kjo diktuar nga mjaft faktorë.

“Më së shumti faktorët socialë dhe ekonomikë, por edhe marrëdhëniet ndërpersonale. Brenda familjes, në ambientet e punës. Nuk ka imunitet sepse nuk ka lidhje as me statusin mendor, as atë fizik ndonjëherë. Është një ngjarje që i ndodh sistemit nervor, qoftë edhe pas një traume”, theksoi psikiatrja.

Periudha pas COVID ishte një kambanë alarmi për shkak të numrit në rritje. Kjo ka rritur ndërgjegjësimin për t’u drejtuar më shpesh tek mjeku, sa herë ndodhin përjetime që lidhen me probleme të shëndetit mendor.

You Might Also Like

Kujdes, këto ilaçe nuk bën të shoqërohen me grejpfrut

Duke ushtruar ulni rrezikun e sëmundjeve të ndryshme

Afër detit, afër mbretit – të mirat e ujit të kripur

Qumështi i bletëve dhe efektet e tij

Disa mënyra të thjeshta për ta përmirësuar funksionimin e zemrës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Aksident i rëndë në afërsi të gjimnazit “Zef Lush Marku”, përplasen 4 vetura
Next Article Lëvizja Demokratike: LSDM rikthehet sërish dhe dëshmon se nuk mund të funksionojë pa sulmuar mbi baza etnike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?