By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Procesi i rivotimit përfundoi, Maqedonia e Veriut kaloi provimin e demokracisë!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Procesi i rivotimit përfundoi, Maqedonia e Veriut kaloi provimin e demokracisë!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Procesi i rivotimit përfundoi, Maqedonia e Veriut kaloi provimin e demokracisë!

admin
Last updated: 22/05/2024 19:00
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 maj – Sot qytetarët me votën e tyre ndihmuan vendin që të kalojë provimin e demokracisë. Të thirret vazhdimisht në shtet demokratik e sidomos në periudhë zgjedhjeve të thuhet se zgjedhjet përfunduan pa asnjë problem deh procesi ishte demokratik dhe mos të përpunohet asnjë ankesë kjo është e pakuptimtë. Pavarësisht mënyrës së interpretimit se është bërë për qëllime krejtësisht tjera sërish qëllimi kryesor mbetet që Gjykatat po dëshmojnë profesionalizëm dhe KSHZ për herë të parë shqyrtoi ankesat dhe po merr vendim konkret. Mbetet të shihet nëse rezultati i rivotimit të sotshëm do të ndryshojë edhe rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 8 majit, shkruan Zhurnal.

Maqedonia e Veriut kaloi testin e demokracisë –

Sot qytetarët përmes rivotimit dëshmuan se janë për të dënuar e ndëshkuar secilën parregullsi që ndodhë në ditën kur qytetarët duhet të japin verdiktin e tyre. Dita e zgjedhjeve është ndër ditët më të rëndësishme për të gjithë qytetarët sepse vetëm gjatë kësaj dite ruhen e përcillen edhe lëvizjet e gishtërinjeve se cilin numër po e rrethojnë. Interesim i jashtëzakonshëm për qytetarët të rinjtë e të moshuar për të votuar më 8 maj, por ja që nuk kishte përfunduar procesi në mënyrë demokratike ashtu siç u tha në media pas zgjedhjeve. U dëshmuan parregullsitë dhe për këto sot disa qytetarët është dashur të votojnë sërish.

Pra, vetëm ditën e zgjedhjeve qytetarët ndjehen maksimalisht të respektuar dhe të përfaqësuar denjësisht. Madje, një numër i madh i qytetarëve barten me vetura deri tek kutitë e votimit. Që në fakt ato pak kilometra që barten me vetura qytetarët ia mundësojnë kandidatëve që një periudhë katër vjeçare.

Prandaj, nëse qytetarët ndjehen të priviligjuar se ndokush prej anëtarëve të partisë po i dërgon deri te shkolla ditën e zgjedhjeve me vetura luksoze këtë e bëjnë pasi kanë nevojë për votën e tyre. E kjo është e natyrshme dhe e pritshme kështu të ndodhë duke marrë për bazë edhe praktiken e mëhershme. Por, ajo që duhet të ndodhë është që qytetarët të jenë të vetëdijshëm me vëmendje dhe precizitet maksimal të rrethojnë numrin për të cilin ata mendojnë se do t’i përfaqësojë si duhet.

Veprimi që është bërë më 8 maj dhe sot nga qytetarët do të jetë përcaktues për katër vitet e ardhshme që kush prej kandidatëve do të shkojë në Kuvend dhe do të bëhet zëri popullit.

Qytetarët kanë nevojë për deputetë që brengosen për të ardhmen e vendit dhe jo për deputetë që merren me politika ditore e politika mëhalle, Sot, më shumë se asnjë ditë tjetër qytetarët e kanë mundësinë për ta dhënë verdiktin e tyre, nëse dëshirojnë të shpërblejnë apo ndëshkojnë ndonjërin nga kandidatët apo partitë politike. Dhe, këtë duhet ta bëjnë në të kundërtën nuk ka kuptim koncepti demokratik. 

Gjykata Administrative e kaloi testin e pavarësisë nga ndikimi politik –

Në 5 vendvotime në Zonën 5 zgjedhore dhe në 1 vendvotim në Zonën 6 zgjedhore do të ketë rivotim. Konkretisht, në Dollnen, në Krushevë, në Manastir, Ohër, Strugë dhe në Llërcë të Zhelinës do të përsëritet votimi. Gjykata Administrative mbrëmë vonë ka hedhur poshtë gjashtë asnkesa të koalicionit Fronti Europian, e cila në këtë gjykatë i ka kundërshtuar vendimet e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, pasi ishin pranuar ankesat e koalicionit VLEN me pretendimin se ka patur parregullsi zgjedhore.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Me këto vendime të Gjykatës Administrative, do të rrezikohet deputeti i katërt i Frontit Europian në Zonën 5 zgjedhore, konkretisht deputeti Ismail Jahoski, si dhe deputeti i nëntë i Frontit në Zonën 6 zgjedhore, Fatmire Isaku. Në Zonën e 5 zgjedhore, LSDM-së i duhet vetëm 110 vota për t’ia marrë deputetin Frontit, ndërsa VLEN-i, nëse merr 370 vota më shumë se Fronti, mund ta marrë deputetin e tetë dhe Fronti ta humb deputetin e nëntë. Në këtë rast, rezultati në Zonën 6 zgjedhore do të mbetej 8-8 deputetë. Në Zonën 5 zgjedhore, rivotim ka kërkuar VNRO, LSDM dhe Levica, ndërsa në Zonën 6 zgjedhore, rivotim ka kërkuar VLEN-i. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Për shkak të situatës me ujin pacientët nga Kumanova do të dërgohen në spitalet dhe klinikat e Shkupit
Next Article Sunak jep dorëheqje, Britania me zgjedhje të jashtëzakonshme në verë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?