By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prodhuesit vendas përmes Lidl shkojnë drejt Evropës, standarde të reja, investime dhe mundësi eksporti
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Prodhuesit vendas përmes Lidl shkojnë drejt Evropës, standarde të reja, investime dhe mundësi eksporti
EkonomiMaqedoni

Prodhuesit vendas përmes Lidl shkojnë drejt Evropës, standarde të reja, investime dhe mundësi eksporti

admin
Last updated: 27/08/2026 13:49
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 gusht, argument.mk/ – Nga kapacitetet prodhuese në Radovish deri te raftet e Lidl‑it në disa vende evropiane, për prodhuesit maqedonas po hapet hapësirë e re për rritje, standardizim dhe eksport. Për përfitimet nga ky partneritet u diskutua gjatë vizitës së fundit të ambasadores gjermane Petra Drexler në “Mlekarinca Gjorgievi” dhe “Bestfood TI” në Radovish.

“Bestfood TI” bashkëpunon me Lidl që nga viti 2023 dhe tashmë prodhon produkte nga panxhari, specat dhe specat djegës për markën e vet të Lidl, Freshona. Produktet deri tani janë plasuar në kuadër të javëve promovuese të produkteve maqedonase në Bullgari, Slloveni, Serbi dhe Kroaci.

“Mlekarinca Gjorgievi”, nga ana tjetër, së shpejti duhet të fillojë prodhimin e produkteve të qumështit për markën Pilos.

Markat e veta janë në bazën e modelit të biznesit të Lidl dhe nënkuptojnë përmbushjen e standardeve të larta për cilësi, siguri dhe gjurmueshmëri, certifikata të përshtatshme dhe kontrolle të rregullta të pavarura. Kontrolli përfshin të gjithë procesin e prodhimit, nga lënda e parë dhe kushtet në prodhim, deri te kontrolli final i produktit.

Drejtori komercial në Lidl Maqedonia e Veriut, Stefan Georgiev, thotë se hyrja e një kompanie vendore në sistemin e markave të veta të Lidl do të thotë hyrje në një sistem me kërkesa të larta.

“Përmbushja e atyre kritereve kërkon investime dhe përmirësim, por i bën kompanitë më konkurruese dhe më mirë të përgatitura për tregjet evropiane. Prandaj bashkëpunimin me prodhuesit lokalë e shohim si mundësi për zhvillim afatgjatë dhe mundësi të reja eksporti. Me zinxhir të furnizimit efikas dhe bashkëpunim me kompanitë vendore, mund të ofrojmë produkte me cilësi të lartë me çmime të arritshme, duke nxitur njëkohësisht prodhimin lokal dhe eksportin”, tha Georgiev.

Ambasadorja gjermane Petra Drexler theksoi se përmbushja e standardeve të larta evropiane është motor kyç për zhvillimin e kompanive vendore.

“Për prodhuesit maqedonas, bashkëpunimi me zinxhirët e mëdhenj tregtarë paraqet urë direkte drejt tregut evropian. Zbatimi i këtyre standardeve nuk është vetëm kusht për partneritet, por mekanizëm që u hap dyert bizneseve vendore për konkurrencë afatgjatë në hartën ekonomike evropiane, hap kyç drejt anëtarësimit në BE”, deklaroi Drexler.

Menaxheri i “Bestfood TI”, Krste Gjorgiev, thotë se bashkëpunimi me Lidl ka ndryshuar ndjeshëm mënyrën e punës së kompanisë. Kërkesat, veçanërisht në lidhje me certifikatën IFS për siguri, kanë nxitur investime të reja dhe përmirësim të proceseve të biznesit.

“Për të përmbushur standardet e rrepta, investuam në pajisje të reja, teknologji dhe sisteme për kontrollin e cilësisë. Ky harmonizim jo vetëm që i ngriti kriteret tona, por na bëri më konkurrues dhe partner më të qëndrueshëm, të përgatitur për çdo treg evropian”, deklaroi Gjorgiev.

Drejtoresha e “Mlekarinca Gjorgievi”, Adriana Paneva, theksoi se kompania vazhdon me investime në pajisje të reja dhe automatizim të prodhimit.

“Standardet e Lidl i kemi integruar në çdo pjesë të procesit, nga blerja e qumështit të papërpunuar të deles dhe dhisë nga fermat lokale, përmes prodhimit, deri te kontrolli final. Fillimi i prodhimit për markën Pilos është hap i rëndësishëm për qumështoren tonë dhe për bashkëpunëtorët tanë”, deklaroi Paneva.

Nga të dyja kompanitë theksojnë se bashkëpunimi me Lidl vazhdon të rritet, ndërsa volumi i shtuar i prodhimit dhe eksporti përmes rrjetit të marketeve e konfirmojnë potencialin e prodhimit vendor.

“Bestfood TI” dhe “Mlekarinca Gjorgievi” vazhdojnë me investime në modernizim dhe automatizim, me qëllim që t’i përgjigjen kërkesës në rritje si në tregun vendor ashtu edhe në tregjet e eksportit. Lidl deri tani ka investuar më shumë se 200 milionë euro në zhvillimin e infrastrukturës moderne në vend. Në vitin 2025, eksporti i produkteve maqedonase përmes rrjetit të Lidl arriti në 15,5 milionë euro.

Si pjesë e Schwarz Group, një nga tregtarët kryesorë evropianë me ushqim, Lidl menaxhon rreth 12.900 markete në 31 shtete. Së shpejti pritet që kompania të hapë marketet e saj edhe në Maqedoni, me ç’rast konsumatorët vendorë do të marrin qasje në ofertën e Lidl, ndërsa prodhuesit vendorë mundësi shtesë për plasman dhe rritje.

You Might Also Like

Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë

Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni

Prokuroritë me mungesë prej 67 prokurorësh

Tre zjarre aktive në Tetovë, Ameti: Zjarrfikësit po përballen njëkohësisht me disa vatra

Zëvendësministri Sulejmani: Rënia e numrit të nxënësve po zgjidhet përmes optimizimit të shkollave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Alarm për bombë edhe në Gjykatën e Lezhës – evakuohet personeli, policia nis menjëherë kontrollet
Next Article Përkeqësohet shëndeti i mbretit të Norvegjisë, Harald V
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë
Maqedoni TOP LAJM
Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni
Maqedoni
Flakët përfshijnë Malin e Thatë, zjarr i madh mbi fshatin Kopanicë
Kronika
E privoi nga jeta gruan shtatzënë, vdes Egzon Bytyqi- Nga QKUK japin detaje
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?