By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Produktet që ju duhen çdo ditë për forcimin e kujtesës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kuriozitete > Produktet që ju duhen çdo ditë për forcimin e kujtesës
Kuriozitete

Produktet që ju duhen çdo ditë për forcimin e kujtesës

admin
Last updated: 22/02/2025 14:57
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet, ndonëse më pas zbuloni se i keni të vëna?

Kujtesa e dobët është një problem që prek miliona njerëz në botë dhe që në përditshmëri mund të jetë me të vërtetë një kokëçarje.

Problemet me kujtesën janë gjithnjë e në rritje me kalimin e moshës.

Ato ndikohen dhe nxiten nga problemet me gjumin, stresin, depresioni, mungesa e vitaminës B, tiroidja, alkooli, duhanpirja dhe ilaçet.

Në raste më të rënda, kujtesa e varfër nxitet edhe nga skleroza apo sëmundja e Alzheimerit.

Ky artikull trajton probleme më të thjeshta me kujtesën që nuk kanë të bëjnë me sëmundjet e lartpërmendura.

Sëmundjet e rënda te kujtesës, kërkojnë trajtim të specializuar mjekësor dhe jo thjesht kura natyrale që mund të përgatiten në shtëpi.

Më poshtë do të zbuloni ushqimet që ju nevojiten për një mendje në formë:

Bajamet për kujtesë të mirë

Bajamet përmirësojnë kujtesën dhe fuqinë e trurit.

Ato janë të pasura me antioksidantë dhe acide yndyrore Omega-3 të cilat janë fantastike për kujtesën dhe për shëndetin e syve.

Zhysni 5-10 bajame në ujë dhe të nesërmen grijini në mikser pa lëkurë.

Masën e përftuar ziejeni duke e bashkuar me një gotë qumësht.

Shtoni mjaltë dhe pijeni çdo ditë për 30-40 ditë.

Rozmarina për kujtesë të mirë

Kjo bimë fantastike është ideale për kujtesën dhe për trurin.

Ziejeni një tufë rozmarinë në ujë për pesë minuta. Kullojeni lëngun dhe shtoni mjaltë.

Pijeni çdo ditë për 3-4 javë.

Ju mund të përdorni edhe vaj esencial rozmarine duke e nuhatur çdo ditë.

Vaji i peshkut

Suplementët me vaj peshku përmirësojnë kujtesën dhe funksionet e trurit.

Acidet yndyrore tek vaji i peshkut parandalojnë formimin e pllakave të trurit që kanë lidhje me sëmundjen e Alzheimerit.

Merrni 600 mg vaj peshku çdo ditë.

Ushqehuni rregullisht sa të keni mundësi me salmon, sardele, harengë dhe skumbri.

Frutat e pyllit

Frutat e pyllit siç janë boronicat, qershitë dhe manaferrat janë një burim i shkëlqyer flavonoidësh që përmirësojnë funksionin e trurit dhe kujtesën.

Konsumojini ato rregullisht që të merrni vlerat më të mira.

Ndër ushqimet e tjera më të mira për shëndetin e trurit, sipas të dhënave janë avokado, panxhari, lëngu i kockave të mishit, brokoli, selinoja, vaji i arrës së kokosit dhe çokollata e zezë./AgroWeb.org

You Might Also Like

Shkoi për të kapur një gjarpër, burri gjen edhe një merimangë gjigante mbi krevat

Prindër, fëmijëve duhet thënë ndonjëherë “JO”

Një shëtitje pesëminutëshe çdo orë rrit produktivitetin në punë

Makina ikonike e madhe në formë banane ndalohet nga Patrulla e Autostradës së Montanës

Kur prekni këto objekte të përditshme lani duart

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ishulli “magjik” ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara
Next Article Aderimet e reja nëpër parti: Kush siguroi ulëse në Kuvend e kush jo?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Vuçiç njofton për dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë
Bota
UP-ja të hënën hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj
Kosovë
Eurodeputetja italiane u bashkohet protestuesve
Shqipëri
Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?