By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Projekt-rezoluta e propozuar nga SHBA për Gazën, tregon ashpërsimin e qëndrimit ndaj Izraelit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Projekt-rezoluta e propozuar nga SHBA për Gazën, tregon ashpërsimin e qëndrimit ndaj Izraelit
Bota

Projekt-rezoluta e propozuar nga SHBA për Gazën, tregon ashpërsimin e qëndrimit ndaj Izraelit

admin
Last updated: 22/02/2024 09:01
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Izraeli po vazhdon sulmet në Rafah, qytetin jugor të Gazës pranë kufirit me Egjiptin, ku mbi një milionë palestinezë të zhvendosur nga lufta kërkojnë të gjejnë siguri.

Fati i tyre u diskutua nga diplomatë në Nju Jork, ku të martën Shtetet e Bashkuara vendosën përsëri veton ndaj një projekt-rezolute të OKB-së të mbështetur nga vendet arabe, që kërkon një armëpushim të menjëhershëm në Gazë.

Kjo është vetoja e tretë amerikane që nga operacioni ushtarak i Izraelit në enklavën palestineze, që pasoi sulmin e Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor.

I dërguari palestinez në OKB, Riyad Mansour e quajti këtë veprim “të pamatur dhe të rrezikshëm”.

“Duke mbrojtur Izraelin edhe kur kryen krimet më tronditëse, miliona civilë të pafajshëm palestinezë ekspozohen ndaj një tërbimi dhe tmerri të paparë. Nuk është Izraeli ai që duhet të mbrohet me veto. Janë fëmijët, gratë dhe burrat palestinezë ata që duhet të mbrohen nga ky këshill duke vepruar tani”, thotë zoti Mansour.

Ambasadori izraelit në OKB, Gilad Erdan tha se fjala “armëpushim” po përmendej sikur të ishte “një zgjidhje magjike” e konfliktit.

“Çfarë do të arrihej saktësisht me këtë armëpushim me një plumb argjendi? Armëpushimi arrin vetëm një gjë – mbijetesën e Hamasit”, tha zoti Erdan.

Shtetet e Bashkuara propozuan projekt-rezolutën e vet që kërkon një armëpushim të përkoshëm në Gazë, deri në gjashtë javë, vetëm pasi të arrihet një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit për lirimin e pengjeve. Shtetet e Bashkuara po angazhohen në këtë drejtim me Egjiptin dhe Katarin.

Propozimi amerikan dënon sulmin e 7 tetorit dhe e bën të qartë se Hamasi nuk ka vend në qeverisjen e ardhshme të Gazës.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Përveç kësaj, varianti ynë thotë se nuk mund të ketë reduktim të territorit në Rripin e Gazës dhe refuzon, siç kemi ofruar në Rezolutën 2720, çdo zhvendosje të detyruar të civilëve në Gazë. Propozimi nënvizon po ashtu shqetësimet e shumë anëtarëve të këshillit lidhur me fatin e civilëve në Rafah, duke e bërë të qartë se në rethanat aktuale, nuk duhet të ketë një ofensivë të madhe tokësore në Rafah”, tha ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield.

Skeptikët e shohin rezolutën e Shteteve të Bashkuara si një dredhi diplomatike që do të zgjaste vuajtjet e palestinezëve.

Izraeli ka paralajmëruar se nëse Hamasi nuk liron të gjitha pengjet deri në fillim të Ramazanit më 10 mars, ushtria e tij do të vazhdojë një ofensivë tokësore në Rafah.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Çdo ditë ka kërcënime dhe deklarata. Nuk dimë nga të shkojmë”, thotë një palestinez në Rafah.

Megjithatë, rezoluta e Shteteve të Bashkuara tregon qëndrimin e ashpërsuar të Uashingtonit ndaj luftës së Izraelit.

“Kjo është hera e parë që Shtetet e Bashkuara propozojnë një rezolutë që përfshin disa kritika mjaft të forta të nënkuptuara ndaj fushatës së Izraelit në Gazë dhe situatës në Bregun Perëndimor. Mendoj se aministrata e Presidentit Biden mund të jetë duke dërguar një sinjal se do të vazhdojë të mbrojë Izraelin në OKB, por se durimi nuk është i pakufishëm”, thotë Richard Gowan nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se nuk do të dorëzohet para trysnisë ndërkombëtare. Këtë javë kabineti i tij i luftës do të takohet me këshilltarin më të lartë të Presidentit Biden, Brett McGurk, i cili do të kërkojë nga Izraeli arritjen e marrëveshjes për pengjet dhe të tërhiqet nga një fushatë tokësore në Rafah.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ukrainasit përballë perspektivës së një lufte të zgjatur
Next Article Blinken në Brazil për takimin e G20-ës, takohet me Presidentin brazilian

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?