By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Projektbuxheti 2027, ministri Demo: Rritja e ekonomisë të ndihet në çdo familje shqiptare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Projektbuxheti 2027, ministri Demo: Rritja e ekonomisë të ndihet në çdo familje shqiptare
Shqipëri

Projektbuxheti 2027, ministri Demo: Rritja e ekonomisë të ndihet në çdo familje shqiptare

admin
Last updated: 28/11/2026 13:09
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 19 nëntor, Argument – Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo përmes një video në rrjetet sociale deklaroi se projektbuxheti 2027, i pari mbi 10 miliardë euro, synon që rritja e ekonomisë të ndihet drejtpërdrejt në jetën e familjeve shqiptare, përmes mbështetjes financiare, lehtësimit të kostove të përditshme, përmirësimit të shërbimeve dhe forcimit të sigurisë.

“Suksesi i ekonomisë nuk matet vetëm me miliardat në euro, por me atë që ndryshon në jetën e çdo familjeje”, u shpreh Demo.

Ministri nënvizoi se projektbuxheti parashikon dyfishimin e bonusit mujor për pensionistët dhe mbështetjen e familjeve të reja përmes bonusit të bebeve, që do të jepet çdo muaj deri në moshën 5 vjeç.

Gjithashtu, parashikohet dyfishimi i mbështetjes për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe rritja e bursave për studentët në nevojë, nga 10 mijë në 25 mijë lekë.

Një nga masat që prek drejtpërdrejt shpenzimet e familjeve është ulja e TVSH-së në 6% për 54 produkte bazë të shportës ushqimore.

“Që nga buka, qumështi, mielli, vaji e vezët, synimi ynë është që familjet të paguajnë më pak për nevojat e përditshme”, tha ministri.

Demo përmendi edhe lehtësimin e tatimit mbi pagën për shtresën e mesme, me synimin që më shumë të ardhura të mbeten në buxhetin e familjeve.

Për sigurinë publike, ministri theksoi se projektbuxheti rrit mbështetjen për Ministrinë e Punëve të Brendshme, duke parashikuar investime në teknologji, pajisje dhe kushte më të mira pune për Policinë e Shtetit.

Për 8.174 inspektorë policie parashikohet një rritje mesatare page prej 27%, përfshirë vjetërsinë. Demo e lidhi këtë masë me vlerësimin e punës dhe përgjegjësisë së përditshme të efektivëve.

“Pas çdo uniforme është një njeri, është një familje, është një sakrificë e përditshme që meriton vlerësim”, theksoi ai.

Ministri u ndal edhe te mbështetja për bashkitë, duke theksuar se financimi duhet të përkthehet në shërbime më të mira, lagje më të kujdesura dhe komunitete më të zhvilluara.

“Ky është qëllimi ynë: që rritja e ekonomisë të ndihet në çdo shtëpi shqiptare. Te pensioni i gjyshërve, te paga e prindërve, te mundësitë për fëmijët dhe te siguria e familjes”, u shpreh Demo.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Projektligj në SHBA për të zbuluar operacionet e fshehta të Rusisë
Next Article Në Galerinë e Arteve në Tetovë hapet ekspozita “Toka”, marrin pjesë 29 artistë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?