By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Projektbuxheti 2027, rritje pagash për 8 500 punonjës të Policisë së Shtetit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Projektbuxheti 2027, rritje pagash për 8 500 punonjës të Policisë së Shtetit
Shqipëri

Projektbuxheti 2027, rritje pagash për 8 500 punonjës të Policisë së Shtetit

admin
Last updated: 28/11/2026 12:46
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 18 nëntor, Argument – Projektbuxheti i vitit 2027 parashikon rritje pagash për punonjësit e Policisë së Shtetit. Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë prezantimit të projektbuxhetit në Kuvend, tha se për sektorin e sigurisë dhe rendit publik është parashikuar një financim prej 36.7 miliardë lekësh, nga të cilat 3.3 miliardë lekë do të përdoren për rritjen e pagave të efektivëve të policisë.

Nga kjo masë do të përfitojnë 8,500 punonjës me gradën inspektor, të cilëve do t’u rritet paga bazë me 20,000 lekë.

Ndërkohë, për kategoritë e tjera të punonjësve të Policisë së Shtetit parashikohet shtesë page nga 10,000 deri në 15,000 lekë, në varësi të gradës.

“Siguria dhe rendi mbeten gjithashtu pjesë e rëndësishme e prioriteteve tona. Për këtë arsye, Projektbuxheti 2027 siguron fondet e nevojshme për forcimin e këtyre sektorëve, si dhe mbështetje shtesë për punonjësit e Policisë së Shtetit.

“Financimi parashikohet në masën 36.7 miliardë lekë, ku 3,3 miliardë lekë shtesë për pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit. Përfitojnë 8,500 punonjës, me gradën inspektor, të cilëve u rritet paga bazë me 20,000 lekë. Kategoritë e tjera përfitojnë shtesë page nga 10,000 lekë deri në 15,000 lekë në varësi të gradave”, tha ai.

Sipas tij, krahas forcimit të kapaciteteve institucionale, rritja e pagave është pjesë e angazhimit për të mbështetur punonjësit që kontribuojnë çdo ditë në garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Janevska: Për optimizimin dhe mësimin me një ndërrim kemi mbështetjen e UNICEF-it, efektet e ndryshimeve në arsim janë konfirmuar në raportin e BE-së
Next Article 76.7 miliardë lekë për Mbrojtjen në vitin 2027, financimi arrin në 2.61% të PBB-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?