By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Projekti “Treni Urban” nis nesër, të mërkurën do ta promovojnë zyrtarisht Mucunski dhe Nikollovski
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Projekti “Treni Urban” nis nesër, të mërkurën do ta promovojnë zyrtarisht Mucunski dhe Nikollovski
Maqedoni

Projekti “Treni Urban” nis nesër, të mërkurën do ta promovojnë zyrtarisht Mucunski dhe Nikollovski

admin
Last updated: 31/08/2026 15:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 gusht, argument.mk/ – Që nga nesër, 1 shtator, zyrtarisht fillon punën linja e parë e projektit të ri “Treni Urban”, ndërsa promovimi zyrtar do të mbahet të mërkurën (2 shtator) me fillim në ora 11:00, informojnë nga Ministria e Transportit.

Në hapjen zyrtare është paralajmëruar prania e kryeministrit Hristijan Mucunski, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të transportit Aleksandar Nikolovski, drejtorëve të NP Hekurudha Infrastrukturë dhe Hekurudha Transport, Sinisha Ivanovski dhe Dejan Koshutiq, si dhe kryetarëve të komunave Shkup, Zelenikovë, Kisella Vodë dhe Aerodrom.

Fillimi simbolik do të shënohet me udhëtim të të pranishmëve me tren nga stacioni hekurudhor Zelenikovë deri te Stacioni i Ri Hekurudhor në Shkup.

Linja e parë që hyn në funksion do të qarkullojë në relacionin Zelenikovë – Novo Zelenikovë – Oreshanë – Jane Sandanski – Draçevë – Lisiçe deri te Stacioni i Ri Hekurudhor Shkup. Transporti do të realizohet me tre trena në ditë sipas orarit të përcaktuar nga Hekurudha Transport, ndërsa para hapjes së saj u krye rikonstruksion i plotë i hekurudhës për rritjen e shpejtësisë së lëvizjes.

Sipas ministrisë përkatëse, projekti ka për qëllim të mundësojë transport publik urban më të shpejtë, më efikas dhe më të lirë për qytetarët nga pjesët periferike dhe qendrore të qytetit, dhe është i integruar edhe me orarin e JSP Shkup.

Nga Ministria e Transportit informojnë se paralelisht po punohet edhe në projektimin e dy linjave të mbetura – linja e dytë nga Stacioni i Ri Hekurudhor përmes Butelit dhe Shkup‑Veri deri në Gjorçe Petrov, si dhe linja e tretë nga Stacioni i Ri Hekurudhor përmes Autokomandës dhe Maçarit deri në Komunën e Ilindenit.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Legalizohet kalimi i këmbësorëve te Bit‑pazar, vijnë edhe 100 autobusë elektrikë në Shkup
Next Article “E preferuara ime e ditës është Kendall”, Kylie Jenner zbulon motrën e saj të preferuar
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?