By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prokuroria e Hagës: Pas dënimit me 25 vjet, Thaçi ka edhe më shumë motiv për t’u arratisur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Prokuroria e Hagës: Pas dënimit me 25 vjet, Thaçi ka edhe më shumë motiv për t’u arratisur
Kosovë

Prokuroria e Hagës: Pas dënimit me 25 vjet, Thaçi ka edhe më shumë motiv për t’u arratisur

admin
Last updated: 28/11/2026 13:35
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Hagë, 21 nëntor, Argument – Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë i ka kërkuar gjyqtarit Christopher Gosnell që ish-presidenti Hashim Thaçi të mbetet në paraburgim edhe në rastin për pengim të administrimit të drejtësisë. Prokuroria pretendon se dënimi me 25 vjet burgim për krime lufte i ka shtuar rreziqet që, sipas saj, Thaçi paraqet nëse lirohet.

Parashtresa, e nënshkruar nga prokurorja Kimberly P. West, është dorëzuar më 16 nëntor, vetëm një ditë para shpalljes së aktgjykimit në këtë rast. Ajo ka të bëjë me rishqyrtimin e dymbëdhjetë të masës së paraburgimit ndaj Thaçit.

Sipas Prokurorisë, janë të pranishme të tria rreziqet që Ligji për Dhomat e Specializuara, në nenin 41(6)(b), i parasheh si bazë për paraburgim: arratisja, pengimi i procedurave dhe kryerja e veprave të reja penale. ZPS-ja thekson se për vazhdimin e paraburgimit mjafton edhe njëri prej tyre.

“Ka mjete financiare dhe aleatë”

Për rrezikun e arratisjes, Prokuroria pretendon se Thaçi mund të ketë qasje në mjete të konsiderueshme financiare, se mund të sigurojë “lehtësisht mbështetje nga aleatët e tij” dhe se mund të udhëtojë drejt shteteve ku Dhomat e Specializuara nuk kanë mundësi kontrolli. Si element shtesë përmendet ajo që Prokuroria e quan model i mosrespektimit të urdhrave të Gjykatës dhe të rregullave të paraburgimit, përfshirë edhe shkelje të kohëve të fundit. Sipas prokurores West, dënimi për krime lufte ia shton Thaçit motivin për t’iu shmangur drejtësisë.

Pesë arsye për rrezikun e pengimit

Pjesën më të madhe të parashtresës Prokuroria ia kushton rrezikut të pengimit të procedurave, të cilin e vlerëson si jashtëzakonisht të lartë. Ajo rendit pesë elemente: dyshimin e bazuar se Thaçi bëri përpjekje të gjera për të penguar gjykimin për krime lufte, rolin udhëheqës që sipas saj ai pati në këto përpjekje, përfshirjen e personave që janë ende të lirë në Kosovë, faktin se përpjekjet e pretenduara prekën edhe dëshmitarë të mbrojtur, si dhe rrezikun e vazhdueshëm të hakmarrjes ndaj tyre.

ZPS-ja përmend edhe atë që e quan klimë të frikësimit të dëshmitarëve në Kosovë. Ajo u referohet protestave pas aktgjykimit të 16 shtatorit dhe postimeve në internet që, sipas saj, kanë bërë thirrje për dhunë. Prokuroria vlerëson se tensionet pritet të shtohen sërish pas aktgjykimit të dytë.

Sipas parashtresës, asnjë kusht lirimi nuk do t’i zvogëlonte mjaftueshëm këto rreziqe. Prokuroria thotë se Thaçi mund të komunikonte përmes personave të tjerë ose pajisjeve të tyre, ndërsa komunikimet e tij jashtë qendrës së paraburgimit nuk do të mund të monitoroheshin në mënyrë efektive. Për këtë arsye, ZPS-ja e konsideron vazhdimin e paraburgimit të domosdoshëm, të arsyeshëm dhe proporcional.

Të nesërmen, 17 muaj burgim

Një ditë pas dorëzimit të parashtresës, më 17 nëntor, gjyqtari Gosnell e dënoi Thaçin me 17 muaj burgim në rastin për pengim të drejtësisë. Kjo është shumë më pak se gjashtë vjetët që kishte kërkuar Prokuroria. Në të njëjtin rast, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u dënuan me nga 12 muaj burgim, Hajredin Kuçi me një muaj burgim me kusht, ndërsa Isni Kilaj u shpall i pafajshëm.

Më 16 shtator, Thaçi ishte dënuar në shkallë të parë me 25 vjet burgim për krime lufte. Në të njëjtin aktgjykim, Jakup Krasniqi u dënua me 25 vjet, Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13 vjet burgim. Të dy aktgjykimet janë të shkallës së parë dhe mund të apelohen.

Thaçi ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Që atëherë, të gjitha kërkesat e mbrojtjes së tij për lirim janë refuzuar.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vjedhje në një institucion shëndetësor, cak i grabitjes edhe sendet personale të punonjësve
Next Article Mickoski: Opozita lutet që shteti të falimentojë, por ekonomia jonë është në krye të rajonit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?