By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq këngëtaren Xhensila Myrtezaj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq këngëtaren Xhensila Myrtezaj
Showbizz

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq këngëtaren Xhensila Myrtezaj

admin
Last updated: 28/11/2026 13:44
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq këngëtaren Xhensila Myrtezaj (e identifikuar në njoftimin zyrtar me inicialet Xh.K.), nën akuzën për fshehje të të ardhurave të kryer më shumë se një herë.

Sipas organit të akuzës, hetimet e procedimit penal të nisur në vitin 2024 zbuluan mospërputhje mes të ardhurave të deklaruara dhe lëvizjeve financiare të këngëtares. Konkretisht, hetuesit kanë evidentuar blerje ose transaksione pronash me burime financimi të pajustifikuara, si dhe derdhje e tërheqje të mëdha parash cash që nuk mbulohen nga deklarimet tatimore.

Gjatë hetimit, këngëtarja ka dorëzuar një deklaratë me shkrim ku ka pretenduar se shumat e depozituara vijnë nga fitimet e koncerteve brenda dhe jashtë vendit.
Megjithatë, Prokuroria thotë se dokumentet e paraqitura provojnë vetëm një pjesë të parave.

Ekspertimi kontabël ka përllogaritur një detyrim tatimor të shmangur në vlerën totale prej 6,075,521 lekësh, të ndarë në dy vite të ndryshme:

Viti 2023: 2,417,311 lekë
Viti 2024: 3,658,210 lekë

Duke e cilësuar veprën si të përsëritur në dy vite kalendarike të pavarura (neni 180/1 i Kodit Penal), Prokuroria e ka kaluar dosjen në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës, ku do të shqyrtohen provat dhe mbrojtja e saj. Deri në një vendim përfundimtar të gjykatës, ajo gëzon prezumimin e pafajësisë.

You Might Also Like

Pas 14 vitesh lidhje e me dy fëmijë, Valdrina i thotë PO propozimit për martesë nga Valdeti në BBVK

Monica Bellucci mori gjithë vëmendjen në Festivalin e Filmit në Marrakesh me një fustan elegant të zi me xixa

Nga Daors te Qamile – zbulohen emrat e vërtetë të banorëve të Big Brother VIP Kosova 5

Azem Lukaj publikon “UÇK – Liria jonë”, kënga që zgjon emocionet dhe krenarinë kombëtare

Këngëtarja Donna Dafi tërheq vëmendjen e mediave amerikane me “Enemy”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Iu gjendë 114.6 kg kokainë të fshehura në kamion, arrestohet 50-vjeçari shqiptar në Francë
Next Article Dekada pritje për asfalt, banorët e Pagarushës detyrohen ta shtrojnë rrugën me paratë e tyre

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?