By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prokuroria hodhi poshtë kallëzim penal të LDK-së për grantet në bujqësi, Peci paralajmëron masa ligjore ndaj Abdixhikut, Bajramit dhe Gurit për deklarim të rremë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Prokuroria hodhi poshtë kallëzim penal të LDK-së për grantet në bujqësi, Peci paralajmëron masa ligjore ndaj Abdixhikut, Bajramit dhe Gurit për deklarim të rremë
Kosovë

Prokuroria hodhi poshtë kallëzim penal të LDK-së për grantet në bujqësi, Peci paralajmëron masa ligjore ndaj Abdixhikut, Bajramit dhe Gurit për deklarim të rremë

admin
Last updated: 03/04/2026 11:16
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 3 prill, argument.mk/ – Ish-ministri i Bujqësisë, Faton Peci, aktualisht kryetar i Mitrovicës së Jugut ka bërë të ditur se Prokuroria ka hedhur poshtë kallëzimin penal të Lidhjes Demokratike të Kosovës kundër tij për grantet në bujqësi.

Peci në një postim në Facebook shkruan se do të bëjë kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut, Hykmete Bajramit dhe Paris Gurit për kallëzim të rremë penal.

Lexoni të plotë postimin e Pecit:

DREJTESIA FOLI QARTË:

Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal të LDK-së kundër meje për grantet në bujqësi

Gjatë kohës sa isha ministër i bujqësisë, ky institucion u reformua rrënjësisht; ishte periudha kur fermerët, për herë të parë.

•Nuk dhanë më haraç për të përfituar grant.

•360 milionë euro të ndara për 130 mijë fermerë përfitues; nuk kishte asnjë rast të faktuar që dikush përfitoi jashtë kritereve të përcaktuara me ligj.

Nga 130 mijë fermerët përfitues u “gjurmua” dhe u “zbulua” se njëri ishte vëllai i një deputeteje, por nuk u gjet asnjë dëshmi e ndikimit tim, per faktin e thjesht sepse nuk ekzistonte.

Ndërkohë, gjatë intervistimit tim në prokurori, “mijushi” i LDK-së, Guri, kishte deklaruar se mezi pret të shihemi në gjykatë. Po, në gjykatë do të shihemi, sepse nga sot fillon përgatitja e kallëzimit penal për kallëzim të rremë penal, të ideuar nga Lumir Abdixhiku, të nënshkruar nga Hykmete Bajrami dhe propaganduar me shpifje e paturpësi nga “tellalli” i tyre, Guri.

Të tre do të kenë kallëzim penal për kallëzim të rremë, i cili nxiti një terror medial kundër meje, për më shumë se dy vite.

Kjo situatë ka qenë e vështirë për mua dhe familjen time, por gjithmonë kam qenë i bindur në drejtësinë dhe integritetin tim.

Prandaj, një gjë është e sigurt: në asnjë rast, asnjëherë, ne asnjë rrethane nuk kam kontaktuar askënd, udhëzuar ose rekomanduar as për subvencione, as për grante, as për ndonjë shpallje, kontratë apo tender, tek grupet profesionale, në këtë proces.

Jam krenar që ky institucion do të ketë sukses edhe pas përfundimit të mandatit tim, nga punët e mira që lamë pas!

Kushdo që ka objektiv dëmtimin e imazhit tim, le ta vazhdojë gjurmimin, por një gjë është e sigurt që qeverisja ime si ministër i bujqësisë shënon periudhën më të ndritur të lulëzimit në bujqësi, për një çerek shekulli.

Falënderoj të gjithë qytetarët që nuk u manipuluan nga kjo lojë e ulët e pistë dhe bizare. 

You Might Also Like

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij

​Babai i shqetësuar për të birin minator, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë të jetojnë me frikë

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Specialen vetëm përmes një ligji?

“Faleminderit për këto lule të bukura”, Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

Shefi i EULEX-it takon krerët e Listës Serbe, ata ankohen për “shtypje të popullit serb”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lamallari: Njoftimi i Ambasadës së SHBA standard, Policia ka shtuar masat
Next Article Ku i morën mbi gjysmë milioni Bujar Mustafa, Gadafi dhe Arapi?
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?