Shkup, 23 maj – Prokuroria Themelore Publike Shkup, së bashku me aktakuzat e paraqitura në lëndën “Onkologjia”, deri te Gjykate Themelore Penale Shkup dje ka dorëzuar edhe propozimin për caktimin e masës së paraburgimit për dy të akuzuar – drejtorin mjekësor dhe atë organizativ të Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji në Shkup.
Të akuzuarit ngarkohen për disa vepra penale të rënda, për të cilat parashikohen dënime të larta me burg, ndërsa pasojat nga veprimet e tyre përfshijnë edhe dëme të konsiderueshme të pronës ndaj Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, çka mund të ndikoj në motivin e tyre për t’u arratisur.
“Gjatë fazës së hetimeve ndaj këtyre personava ishin në fuqi masa kujdesi, por me paraqitjen e aktakuzës është ngritur niveli i dyshimit dhe siguria për përgjegjësinë penale si dhe për sanksionimin e veprimeve të tyre të paligjshme”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut (PPEMV).
Për shkak të rrezikut të arratisjes, që buron nga natyra dhe rëndësia e veprave penale për tre mjekë të akuzuar – onkologë, janë propozuar masa kujdesi – marrje e përkohshme e pasaportës apo dokumentit tjetër për kalimin e kufirit, si dhe ndalim për lëshimin e tij.
PTHP Shkup dje, në konferencën për mediat, informoi se janë dorëzuar dy aktakuza në lëndën “Onkologjia”. Sipas prokurores së çështjes, Ana Gogovska Jakimovska, rasti është ndarë në dy pjesë – pjesa e parë ka të bëjë me veprimtarimë ekonomike të Klinikës së Onkologjis, ku janë përfshirë ish-drejtori dhe drejtori ekzekutiv i Klinikës, ndërsa pjesa e dytë ka të bëjë me trajtimin e pacientëve dhe përfshin katër mjekë onkologë.
