By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prokuroria kërkon zëvendësimin e masës “paraburgim” me “arrest shtëpiak” për Bekteshin dhe ish sekretaren shtetërore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Prokuroria kërkon zëvendësimin e masës “paraburgim” me “arrest shtëpiak” për Bekteshin dhe ish sekretaren shtetërore
Maqedoni

Prokuroria kërkon zëvendësimin e masës “paraburgim” me “arrest shtëpiak” për Bekteshin dhe ish sekretaren shtetërore

admin
Last updated: 14/05/2025 18:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 maj – Prokuroria Shtetërore Publike njoftoi sot pasdite se në Gjykatën Themelore në Koçan është paraqitur një propozim, me të cilin kërkohet që ish ministrit dhe sekretarit shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë t’i zëvendësohet masa e “paraburgimit” me “arrest shtëpiak” në lidhje me tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan.

Nga Prokuroria nuk specifikojnë se për cilin ish ministër të Ekonomisë dhe ish sekretar të shtetit bëhet fjalë.

“Në përputhje me fazën e procedurës dhe provat që tashmë janë siguruar, prokuroria i dorëzoi Gjykatës Themelore në Koçan një propozim për zëvendësimin e masës së paraburgimit të përcaktuar më parë me masë arresti shtëpiak për dy të dyshuar – një ish ministër dhe një ish sekretar shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë, ndërsa për 18 persona është propozuar vazhdim i masave të paraburgimit dhe arrestit shtëpiak të përcaktuara më parë. Gjykata do të vendosë mbi propozimet e prokurorisë”, thuhet në kumtesë.

Prokuroria informoi se po përfundojnë pyetjet e dëshmitarëve okularë të ngjarjes dhe se po punohet intensivisht për disa raporte ekspertize.

“Marrja në pyetje e të dyshuarve dhe personave të tjerë kryhet pa devijime dhe në përputhje me dinamikën e përcaktuar. Po punohet intensivisht mbi disa raporte ekspertësh dhe të dhënat nga analizat e pajisjeve elektronike të sekuestruara po krahasohen”, citojnë nga Prokuroria Shtetërore Publike.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ka filluar protesta e familjes së Frosina Kulakovës, e cila vdiq në aksident
Next Article Zhurnal mëson: Ahmeti dhe Taravari po ndajnë komunat, tym i bardhë në Gostivar, Strugë, Saraj e Likovë, revoltë e madhe në këto degë të BDI-së!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?