By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prokuroria pret aktvendimin për spitalin modular
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Prokuroria pret aktvendimin për spitalin modular
Maqedoni

Prokuroria pret aktvendimin për spitalin modular

admin
Last updated: 25/05/2025 16:29
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 25 maj – Prokuroria e Tetovës është në pritje të vendimit zyrtar nga ana e gjykatësit të lëndës së spitalit modularit, ku dy ish drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi, u dënuan me burg efektiv prej 18 muajsh, ndërsa spitali si person juridik u dënua me një milion denarë. Pas arritjes së vendimit me shkrim, nga prokuroria thonë se një ekip i veçantë do të shqyrtojë mundësinë e ankimimit ose jo të vendimit në Gjykatën e Apelit.

Lënda në prokurori duhet të arrijë brenda afatit të paraparë ligjor, thotë gjykatësi i lëndës, Rexhep Musa, ndërsa ligjërisht për lëndët më të vështira, gjykatësit kanë afat nga 15 deri në 60 ditë për dorëzimin e të njëjtës.

Meqë për akuzën në fjalë, dënimi me burg parasheh nga gjashtë muaj deri në 5 vite burg efektiv, të mëdha janë gjasat që prokuroria e Tetovës të bëj ankesë, për të kërkuar dënimin maksimal për të akuzuarit.

Meqë lënda një herë është kthyer nga Gjykata e Apelit, kësaj radhe nuk pritët më të kthehet e njëjta, por vetëm se do të bëhet korrigjimi eventual i dënimit, edhe atë duke u ulur i njëjti apo duke u rritur, marrë për bazë se dënimi ishte për shkaktim të rrezikut nga pakujdesia.

Ankesë paralajmëruan edhe familjarët e viktimave. U shprehën të pakënaqur nga vendimi i gjykatësit Rexhepi.

“Ne si familjarë nuk jemi të kënaqur me vendimin. Ne e kemi thënë dhe do e them, në rastin e spitalit duhej të ishin të akuzuar edhe Ministri i Shëndetësisë, Filipçe, Angjushev, BRAKO, instaluesi i rrymës sepse e gjitha që ndodhi në spital siç e kam pa unë që isha në dhomë atë natë ishte rryma. Ne si familjarë do bëjmë ankesë më tutje, nuk jemi të kënaqur”, tha Mumin Ismaili, Familjar.

Të pakënaqur nga vendimi u shprehën edhe ish drejtori i spitalit klinik të Tetovës Florin Besimi i cili paralajmëroi ankimim të lëndës në Apel, bashkë me Spitalin klinik si person juridik, i cili u dënua me një milion denarë.

“Ky vendim është pasojë e konstatimit të gabuar të gjendjes faktike dhe interpretimit të gabuar të Ligjit për procedurë penale dhe Kodit penal. Kundër këtij vendimi ne në kohë do të bëjmë ankesë në Gjykatën e Apelit”, tha Valon Abdylhamiti, jurist i Spitalit klinik.

Por përveç për këtë rast, familjarët e viktimave dhe opinioni kërkon epilog për hetimin tjetër që e udhëheq Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar i cili ka të bëjë me zbulimin e shkaqeve të zjarrit. Por edhe pse kanë kaluar tashmë tre vite e gjysmë, lënda vazhdon të jetë në fazën para hetimore.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Sa i pasur do të ishte Bill Gates nëse nuk do t’i ishte përkushtuar kurrë filantropisë?
Next Article Kultivuesit e duhanit janë të pakënaqur me çmimin blerës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?