By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prokuroria pretendon se Palevski ka qenë duke vozitur Reno Kangun në ditën e grabitjes së Vanjës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Prokuroria pretendon se Palevski ka qenë duke vozitur Reno Kangun në ditën e grabitjes së Vanjës
Maqedoni

Prokuroria pretendon se Palevski ka qenë duke vozitur Reno Kangun në ditën e grabitjes së Vanjës

admin
Last updated: 03/02/2025 17:59
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 shkurt – Prokuroria në seancën e sotme për vrasjen e Vanjës dhe Pançes prezantoi video regjistrime nga kamerat e Sejf Siti në të cilat pretendon se shihet se si i akuzuari i parë Lupço Palevski Palço vozit Reno Kangun në ditën e grabitjes së Vanjës, mbrojtja e Palevskit thotë se shihen silueta dhe kërkon analizë të ADN-së.

Rastin për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovski e udhëheq gjyqtari Ivica Stefanovski dhe është në procedurë dëshmuese, duhet të vazhdojë më 7 shkurt, për kur është thirrur edhe dëshmitari Goce Trajkovski, i cili gjendet në arrest në Burgun në Shkup për vepër tjetër penale.

Prokuroria në sallë sot prezantoi video materiale nga kamerat e sigurisë nga Sejf siti dhe objektet komerciale për lëvizjen e automjetit Citroen dhe Reno Kangu në ditën e grabitjes së Vanja Gjorçevskës më 27 shtator të vitit 2023.

Sipas prokurorisë, Citroeni me të cilin është grabitur Vanja në Debar Maallo para hotelit Park arrin në orën 06:37. Në orën 07:29, siç theksoi Prokuroria është pikërisht koha kur është kryer grabitja.

Së bashku me automjetin Reno Kangu në orën 7:49, ata shihen duke lëvizur nëpër Vizbeg në drejtim të fshatit Brazdë ku sipas Prokurorisë, Citroeni është djegur rreth orës 9:30. Pastaj Reno Kangu kthehet prapa, nëpër Çair dhe në orën 10:00 parkohet para selisë së partisë E Djathta.

“Lokacioni është bul “Hristian Todorovski Karposh” nga Çairi drejt Qendrës. Në orën 9:50 vërehet se si Reno Kangu lëvizë me targa SK-403 UI. Mund të vërehet se automjetin e drejton i akuzuari i parë, Ljupço Palevski Pallço dhe në vendin afër shoferit Velibor Manev me xhemper me shirit të zi”, sqaroi prokurorja.

Avokati i Ljupço Palevskit, në këtë video reagoi se në automjet nuk shihet i akuzuari i parë Palevski.

Një vërejtje e shkurtër e videos, në fund të seancës së sotme ishte edhe Palevski, i cili reagoi se në aktakuzë shkruan se Vanja është vrarë rreth orës 09:30 minuta, ndërsa sipas videove të prezantuara nga stacioni i pastrimit dhe lëvizjet e automjetit nuk përputhen me atë kohë.

“Nuk e di nëse koha kthehet prapa në Prokurori, por këto dëshmi ishin në prokurori kur bëhej aktakuza”, tha Palevski.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në lidhje me videon, në të cilën, siç tha Palevski, Prokuroria sheh siluetë të njeriut, theksoi se ekziston analizë e ADN-së dhe ekspertizë nëse një person është në kontakt me atë person ose jo.

“Me prezantimin e tillë subjektiv të provave mohojmë shkencën”, tha Palevski.

Në sallën e gjykatës u prezantuan edhe video regjistrime nga dita e vrasjes së Pançe Zhezhovskit, më 22 nëntor 2023, ku shihet së pari vetëm automjeti Reno Kangu, ndërsa më vonë dy automjete tjera së pari Renoja, ndërsa 40 sekonda pas tij edhe Citroeni.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në sallën e gjyqit janë paraqitur edhe pesë CD me fotografi të shtëpisë së të vrarit Pançe Zhezhovski, gëzhojën e gjetur në vendin ku është varrosur dhe fotografi të trupit të gjetur.

Disa anëtarë të partisë politike E Djathta, para fillimit të seancës së sotme para gjykatës protestuan me transparentë “PTHP prodhon monstra, jo PP E Djtathta”.

Në seancën e parë të mbajtur të akuzuarit Ljupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë.

Sipas aktakuzës, ata së bashku planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë ndonjë anëtar të familjes së ngushtë të japë para si shpërblesë. Ndërsa, grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles ishte me qëllim që ta detyrojnë tua japë automjetin “Citroen” për ta përdorur për grabitjen e fëmijës në Shkup.

E mitura Vanja dhe qytetari i Velesit Pançe, të cilët u paraqitën të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Propozohet arrestim për gjashtë të dyshuar në aksionin “Vardar”
Next Article Abazi: Presim të identifikojmë personin që i dha celularin Vasill Jovanovit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?