By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Propozim buxheti i plotësuar për vitin 2025 nesër në mbledhje të Kuvendit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Propozim buxheti i plotësuar për vitin 2025 nesër në mbledhje të Kuvendit
MaqedoniTOP LAJM

Propozim buxheti i plotësuar për vitin 2025 nesër në mbledhje të Kuvendit

admin
Last updated: 09/12/2024 09:55
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 dhjetor – Në Kuvend, nesër pritet të fillojë debati rreth Propozim buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025, si pjesë e rendit të ditës të mbledhjes së 22-të.

Debati i amandamenteve për Propozim buxhetin përfundoi më 29 nëntor, ndërsa në Propozim buxhetin e plotësuar janë futur amandamentet e pranuara dhe ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme.

Në pajtim me Rregulloresn për punë të Kuvendit, debati rreth Propozim buxhetit të plotësuar në mbledhje të Kuvendit zgjatë më së shumti pesë ditë. Deputeti gjatë debatit mund të flasë disa herë në kohëzgjatje prej gjithsej 20 minutave, ndërsa koordinuesi i gruoit të deputetëve gjithsej 30 minuta. Përfaqësuesi i Qeverisë mund të flasë disa herë, por jo më shumë se 30 minuta në prëgjithësi.

Me Propozim buxhetin e plotësuar parashihet ritje e ekonomisë prej 3,7 për qind dhe sipas Qeverisë, ai është zhvillimor, mbështetës me mjete të planifikuara për investime kapitale, projekte të komunave dhe mbështetje për ekonominë.

Të arhdurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 358,8 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në nivel prej 400,2 miliardë denarë. Deficiti buxhetor, ndërkaq, me shumë absolute prej 41.350 milionëd enarëve apo 4 për qind nga BPV-ja.

Inflacioni prutet të ulet në 2,2 për qind si rezultat i stabilizimit të çmimeve të produkteve themelore ushqimore dhe të energjensëve në tregun ndërkombëtar, ngadalësimi i inflacionit të huaj efektiv dhe presionit më të matur nga inflacioni bazik. Për eksportin projeksione për rritje prej 4,2 për qind, ndërsa n]për importin prej 4,4 për qind.

Për investime kapitale janë planikfikuar 50,5 miliardë denarë, si dhe 349,6 miliardë denarë për shpenzime rrjedhëse, si pagesa të rrogave, për pensione, të drejta sociale, subvencione në bujqësi, mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të kategorive të ndjeshme të qytetarëve dhe për ekonominë…

Shpenzimet për rroga janë në nivel prej 48,1 miliardë denarë dhe shënojnë rritje prej 8 për qind, ndërsa për mallra dhe shërbime 26,2 miliardë denarë me ulje prej 0,5 për qind në strukturën e shpenzimeve të përgjithshme. Për pagesë të pensioneve janë planifikuar 105,5 miliardë denarë me të cilat sigurohen mjete për rritjen e paralajmëruar të pensioneve për 2.500 denarë nga marsi i vitit të ardhshëm. Për kompensime të mbrojtjes sociale rreth 14,5 miliarëd denarë, për kompensim në të holla në rast të papunësisë 1,6 miliarëd denarë, ndërsa për zabtim të politikave dhe masave aktive për punësim 2,3 miliardë denarë. Më shumë mjete janë siguruar për mbrojtje shëndetësore, përkatësisht 52,5 miliarëd denarë apo për 10,7 për qind më shumë. Mbështetja në bujqësi është planifikuar në nivel prej 8 miliardë denarëve, prëderisa transferet drejt njësive për vetëqeverisje lokale në nivel prej 33,2 miliardë denarëve apo për 2,5 miliardë denarë më shumë.

Kryeministri Hristian Mickoski, dje në konferencë për shtyp kumtoi se për një periudhë të shkurtë prej gjysmë viti ka arritur të konsolidojë ekonominë, duke u shprehur i kënaqur me të dhënat për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) nga 3 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2024 (korrik, gusht dhe shtator). Pret rritje të ngjashme dhe më të lartë në tremujorin e katërt (tetor-nëntor-dhjetor) të 2024, me çka, tha, do të afroheshim në nivel vjetor prej 3 për qind, “që është shumë më tepër se 1,8 për qind të parashikuara”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Kuvendi e miraton Buxhetin më së voni deri në afatin e caktuar me ligj.

Në rend dite të mbledhjes së 22-të është edhe Propozim ligji për ekzekutim të Buxhetit për vitin 2025 (me procedurë të shkurtuar).

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mot i ndryshueshëm me vranësira, mjegull nëpër lugina dhe kushte për reshje të dobëta lokale të shiut
Next Article Gjendja e rrugëve në vend

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?