By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Propozim ligji për amnisti në debat komisioni në Kuvend
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Propozim ligji për amnisti në debat komisioni në Kuvend
Maqedoni

Propozim ligji për amnisti në debat komisioni në Kuvend

admin
Last updated: 06/02/2024 08:32
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 shkurt – Propozim-ligji për amnisti, në lexim të parë, me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, sot në rend dite të seancës së Komisonit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, e cila duhet të debatojë edhe për rreth propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Avokatin e popullit dhe të Ligjit për për kryerjen e sanksioneve, gjithashtu në lexim tëparë. Janë caktuar seanca edhe në komisionet kuvendore për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, për mbrojtje dhe siguri, të Këshillit buxhetor dhe të Komisionit juridiko-ligjdhënës.

Shkaqet për parashtrimin e ligjit për falje, sipas propozuesit, dalin nga mungesat dhe zbarazëtirat juridike në Ligjin ekzistues për amnisti nga aspekti i zbatimit të tij praktik, si dhe nga nevoja për vendosje të normave më precize në çështje të caktuara të rregulluara me ligjin.

Anëtarëte Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve do të vendosin për vërtetimin e propozim-vendimeve për emërimin e një anëtari në Këshillin republikan për siguri në trafikun në rrugë, për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit shtetëror për parandalimin e delikuencës fëmijërore, për ndryshimin e vendimeve për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për ndarje të çmimit shtetëror “23 Tetori”, për shkarkim dhe emërim të kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për ndarje të çmimit shtetëror “11 Tetori”, për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të këshillave për ndarje të çmimeve shtetërore “Shën Klimenti i Ohrit” dhe “22 Nëntori”…   

Në rend dite janë edhe propozim-vendimet për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarit, nënkryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për zgjedhje dhe emërime, për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, nënkryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në komisionet në Kuvend, për ndryshimin e Vendimit për formimin e grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me parlamentet e vendeve të tjera dhe zgjedhjen e kryetarëve dhe anëtarëve të grupeve parlamentare të Kuvendit për bashkëpunimi me parlamentet e vendeve të tjera,…

Në seancën e Komisionit për mbrojtje dhe siguri, propozim – vendime për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe Propozim – vendimi për ndryshimin e Vendimit për dërgimin e një pjesëtari të Armatës për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL”, në Republikën e Libanit (nëntor 2023 deri në nëntor 2024).

Këshilli buxhetor i Kuvendit, duhet të debatojë rreth Propozim-vendimit për dhënien e pajtueshmërisë për potësimin e Buxhetit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024.

Para Komisionit jurudiko-ligjdhënës janë tre nisma qytetare për grumbullimin e 150.000 nënshkrimeve për shpallje të referendumit, në të cilin qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mund të prononcohet PRO ose KUNDËR pyetjes në refrendum: A jeni pro ose kundër miratimit të ligjit për pension shtetëror, me të cilën të gjithë pensionistët me stazh të njejtë do të kenë pension të njejtë. 

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Diagnoza e kancerit të mbretit Charles – krejt çfarë dimë dhe nuk dimë, deri më tani
Next Article Dita e dytë e grevës së të punësuarve në FSSH, presin që Qeveria të bisedojë për kërkesën e tyre

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?