By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Propozimi i buxhetit për vitin 2025 në seancën parlamentare të caktuar për më 10 dhjetor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Propozimi i buxhetit për vitin 2025 në seancën parlamentare të caktuar për më 10 dhjetor
Maqedoni

Propozimi i buxhetit për vitin 2025 në seancën parlamentare të caktuar për më 10 dhjetor

admin
Last updated: 04/12/2024 12:42
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 dhjetor – Në seancën parlamentare të caktuar për më 10 dhjetor pritet të fillojë debati për Propozim-buxhetin për vitin 2025. Sipas Rregullores së Kuvendit, shqyrtimi rreth Propozimit të buxhetit, gjegjësisht pas propozimit të plotësuar  në seancën e Kuvendit, bëhet në javën e dytë të dhjetorit dhe zgjat më së shumti pesë ditë.

Siç informojnë për MIA-n nga Kuvendi, Propozim-buxheti do të jetë një nga pikat e rendit të ditës të seancës së 22-të, në të cilën gjithashtu duhet të votohet edhe nevoja për miratiin e Propozimit të ligjit për ekzekutimin  e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025 (me procedurë të shkurtuar).

Në bazë të nenit 193 të Rregullores së Kuvendit, pas përfundimit të debatit të amendamenteve, Propozim-buxheti kthehet në Qeveri, e cila përgatit propozim shtesë të buxhetit. Propozimi i plotësuar i buxhetit paraqet një tekst të ri integral në të cilin Qeveria ka inkorporuar amendamentet me të cilat është pajtuar dhe ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme në propozim-buxhetin. Për propozimin e plotësuar të buxhetit paraqitet edhe shpjegim.  Në propozimin e plotësuar të buxhetit amendamente mund të paraqesin më së voni në afat prej tre ditëve para ditës së caktuar për mbajtjen e seancës së Kuvendit, vetëm për ato pjesë që në propozimin e plotësuar të buxhetit janë ndryshuar.  Amendamentet mund të parashtrohen nga çdo deputet, grup parlamentar dhe Qeveria.

Sipas Rregullores për shqyrtim dhe votim rreth amendamenteve të propozimit të plotësuar të buxhetit në mënyrë përkatëse zbatohen nenet 163 dhe 164 të kësaj Rregulloreje.

Shqyrtimi rreth propozim tëbuxhetit, përkatësisht pas propozimit të buxhetit të plotësuar në seancën e Kuvendit, bëhet në javën e dytë të dhjetorit dhe zgjat më së shumti pesë ditë.

Deputeti gjatë shqyrtimit mund të flasë disa herë për gjithsej 20 minuta, ndërsa koordinatori i një grupi parlamentar gjithsej 30 minuta. Përfaqësuesi i Qeverisë mund të flasë disa herë, por jo më shumë se 30 minuta në përgjithësi.

Kuvendi e miraton Buxhetin më së voni deri në afatin e përcaktuar me ligj.

Debati i amendamenteve për Propozimin e buxhetit përfundoi më 29 nëntor. Të hyrat e përgjithshme në Propozimin e buxhetit janë planifikuar në nivel prej 358.8 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në nivel prej 400.2 miliardë denarë. Deficiti buxhetor është projektuar në vlerë absolute prej 41 350 milionë denarë ose në nivel prej 4 për qind nga PBB-ja e planifikuar. Inflacioni pritet të ulet në nivelin 2,2 për qind si rezultat i stabilizimit të çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe të energjisë në tregun ndërkombëtar, ngadalësimit të inflacionit të huaj efektiv dhe presionit më të moderuar të inflacionit bazë. Eksporti pritet të ketë rritje për 4,2 për qind dhe importi për 4,4 për qind, si rezultat i pritjeve për stabilizim gradual të mjedisit ndërkombëtar dhe rritjes së kërkesës së jashtme.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article MASH: Testimi TIMMS tregoi se nevojiten ndryshime të mëdha në arsim që të mund nxënësit t’i përmirësojnë njohuritë
Next Article Toshkovski për interpelancën e BDI-së: Përpjekje e ulët për manipulim, Kuvendi do të veprojë siç vlerëson

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?