By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Propozimi për shkarkimin e Kocevskit ende nuk është dorëzuar në Këshillin e Prokurorëve Publikë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Propozimi për shkarkimin e Kocevskit ende nuk është dorëzuar në Këshillin e Prokurorëve Publikë
Maqedoni

Propozimi për shkarkimin e Kocevskit ende nuk është dorëzuar në Këshillin e Prokurorëve Publikë

admin
Last updated: 17/02/2025 18:03
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 shkurt – Propozimi për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit Ljupço Kocevski ende nuk është dorëzuar në Këshillin e Prokurorëve Publik. Qeveria në seancën e nesërme fillimisht do ta shqyrtojë mendimin e dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë e më pas do të duhet të hidhet iniciativa para anëtarëve të këshillit.

“Në seancën e nesërme të qeverisë do të shqyrtohet mendimi i dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë, pas së cilës do t’i dorëzohet Këshillit të Prokurorëve Publikë, në përputhje me detyrimet ligjore. Si Qeveri, do të vazhdojmë të ndërmarrim aktivitete që synojnë përmirësimin e funksionimit të sistemit gjyqësor, besimi i qytetarëve ka rënë shumë dhe për këtë arsye jemi të përkushtuar fuqishëm që përfundimisht të mbizotërojë ligji dhe të kemi shtet të së drejtës”, njoftojnë nga Qeveria.

Qeveria kërkoi shkarkimin e Kocevskit, ndër të tjera, sepse pretendojnë se Këshilli i Prokurorëve Publikë në mënyrë të kundërligjshme ka emëruar shef të ri të Prokurorisë së Lartë Publike të Shkupit, ndërsa procedura disiplinore ndaj Mustafa Hajrullahit, i cili e drejtonte këtë prokurori, është në vazhdim e sipër. Mirëpo, Hajrullahi beson se ky veprim i Kocevskit nuk është arsyeja e vetme për ta kërkuar largimin e tij.

“Arsyeja e shkarkimit të tij është njohja e pamjaftueshme e ligjit, njohja e pamjaftueshme e dispozitave të ligjit për prokurorinë publike dhe, për fat të keq, kontrolli i plotë nga ana e Gavrill Bubevskit ndaj prokurorit, i cili për fat të keq i ka ndjekur dhe i ka plotësuar dëshirat e tij në mënyrë të përpiktë”, deklaroi Mustafa Hajrulahi, shef i suspenduar i Prokurorisë së Lartë Publike të Shkupit.

Në mendimin e Drejtësisë thuhet se Kocevski ka vepruar në rastet në të cilat ka pasur konflikt interesi dhe se për këtë është dashur paraprakisht të jetë në dijeni dhe të tërhiqet nga këto lëndë. Në anën tjetër, pushteti ekzekutiv vazhdimisht e kritikon punën e tij dhe e akuzon Kocevskin se nuk ka vepruar fare në rastet për të cilat ka prova publike. Pasi qeveria nesër ta dërgojë propozimin për shkarkimin e tij në Këshillin e Prokurorëve Publikë, Këshilli do të ketë 15 ditë për t’u përgjigjur, dhe pavarësisht mendimit të Këshillit, Kuvendi do ta ketë fjalën e fundit për shkarkimin e Kocevskit. Për shkarkimin e një prokurori publik të shtetit kërkohet shumicë prej dy të tretave.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Konfirmohet një rast me zgjebe në një shkollë fillore në Kumanovë
Next Article Euroskepticizmi është armik i axhendës tonë, të punojmë në reformat e brendshme dhe t’i rregullojmë gabimet nga e kaluara

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?