By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Protesta e Cristiano Ronaldos thuhet se ndalon Benzeman dhe transferimet e tjera në Arabinë Saudite
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Protesta e Cristiano Ronaldos thuhet se ndalon Benzeman dhe transferimet e tjera në Arabinë Saudite
Sport

Protesta e Cristiano Ronaldos thuhet se ndalon Benzeman dhe transferimet e tjera në Arabinë Saudite

Zh Admin
Last updated: 02/02/2026 16:02
By Zh Admin 2 Min Read
Share
SHARE

Mungesa e Cristiano Ronaldos në ndeshjen e Al-Nassr kundër Al-Riyadh mund të ketë pasoja shumë më të mëdha sesa thjesht mungesa në një takim kampionati.

Sipas gazetarit Yagiz Sabuncuoglu, sulmuesi 40-vjeçar portugez po ndërhyn aktivisht në çështjet e transferimeve, përfshirë edhe lëvizjen e bujshme të Karim Benzemas drejt Al-Hilal.

Ronaldo, i cili nuk raportohet të jetë i lënduar, thuhet se po proteston kundër Fondit Publik të Investimeve të Arabisë Saudite (PIF), që zotëron Al-Nassr, për shkak të aktivitetit të kufizuar të klubit gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Ndërhyrja e tij ka vonuar transferimin e Benzemas te Al-Hilal dhe gjithashtu ka ndikuar në marrëveshje të tjera të rëndësishme. Mesfushori francez N’Golo Kante ende nuk e ka përfunduar transferimin e tij te Fenerbahçe, ndërsa sulmuesi maroken Youssef En-Nesyri nuk mund t’i bashkohet Al-Ittihad.

Edhe pse klubet e përfshira i kanë finalizuar marrëveshjet dhe i kanë dorëzuar dokumentet në Ligën Profesioniste Saudite, regjistrimet dhe zyrtarizimet mbeten pezull në pritje të miratimit përfundimtar.

Ndërkohë, merkatoja dimërore e Al-Nassr ka qenë minimale. Klubi ka nënshkruar vetëm me mesfushorin 21-vjeçar irakian Haydeer Abdulkareem nga Al-Zawraa dhe ka huazuar anësorin brazilian Wesley Gassova te Real Sociedad.

Në kontrast, Al-Hilal, nën drejtimin e Simone Inzaghi, ka qenë shumë aktiv në merkato, duke afruar pesë përforcime, përfshirë edhe Benzeman, dhe aktualisht kryeson ligën me tri pikë avantazh ndaj Al-Nassr pas 18 ndeshjeve.

You Might Also Like

Chelsea i rinovon kontratën një talenti dhe e huazon te Celtic

Arsenali vendosi të mos transferojë Malick Fofanan për shkak të qëndrimit ndaj Mikel Artetas

Kush do të jetë pasardhësi i Messit me fanellën “10” nëse Scaloni rinovon?

Nga Pogba te Benzema, Alaba dhe Brozovic, shumë yje aktualisht janë pa kontratë dhe mund të transferohen falas

PSG me 24 lojtarë në ekipin e parë pas mbylljes së afatit kalimtar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article PSG nxiton për të siguruar të ardhmen e Enriques
Next Article Bayern Munich i shqetësuar për largimin e një ylli drejt Real Madridit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjermania ul taksat për karburantet me 17cent/litër
Bota
Zgjedhjet në Rusi nën akuza për manipulime!
Bota
Të rinjtë po përdorin barna në vend të alkoolit! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet
Kosovë
Ministrja Pacolli kërkon mbështetje nga KE-ja për projektet mjedisore
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?