By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pse gjuhet me armë nëpër dasma?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pse gjuhet me armë nëpër dasma?
MaqedoniTOP LAJM

Pse gjuhet me armë nëpër dasma?

admin
Last updated: 10/08/2024 10:51
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 gusht – Plagosje dhe dëme materiale, kështu mund të përshkruhen pasojat nga të cilat vijnë si rezultat i krismave nëpër ahengje të ndryshme në rajonin e Pollogut por edhe më gjerë, të cilat ndodhin kryesisht gjatë sezonit të verës.

Vetëm gjatë vitit 2023 në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë janë regjistruar 9 vepra penale, të gjitha në rajonin e Tetovës, prej të cilave 1 kallëzim penal është dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë, ndaj 4 autorëve për kryerjen e 1 vepër penale ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” të parashikuar dhe i dënueshëm nga neni 288 i Kodit Penal.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 9 kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë publike me organizim të paautorizuaar të fishekzjarrëve, nga të cilat 3 në Tetovë dhe 6 në Gostivar.

Sipas ligjit, kushdo që gjuan me armë zjarri pa autorizim, përdor mjete piroteknike ose lëndë të ngjashme shpërthyese ose lehtësisht të ndezshme, ose në mënyrë të ngjashme prish qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve, dënohet me gjobë prej 100 deri në 250 euro në vlerë të denarit.

“Krisjet nëpër dasma janë një njollë e zezë e kulturës së gazmendeve familjare shqiptare ku gravitojnë shumë njerëz, burra, gra, fëmijë dhe mundësia për fatalitet është shumë i lartë”, thotë për Portalb.mk sociologu Ali Pajaziti.

Ai thekson se ndjesia e ngatërrimit të gëzimit dhe militarizëm është një trashëgimi nga e kaluara jonë, nga e cila ende s’po heqim dorë ndonëse pasojat i vërejmë çdo verë dhe përtej.

“Tradicionalisht pushka ndër shqiptarë është përdorur edhe si vegël argëtimi. “Krisi pushka e gjëmoi alltia. Sot ka gëzim, jo ska vend mërzia” është një tekst klasik që ilustron këtë mendësi që bie ndesh me vlerat e kohës së paqes, kur s’guxojmë të trishtojmë askënd”, tha Pajaziti.

Ai porositi që kjo dukuri mund të parandalohet duke marrë nisma individuale dasmorët si për shembull: S’guxon të kriset në dasmën time!”, duke folur klerikët, me fushata vetëdijësuese mediale, duke vigjiluar institucionet.

Kjo problematikë nuk është e përhapur vetëm në rajonin e Pollogut, por më gjerë në të gjithë shtetin.

Për shembull këtë vit, më 31 korrik 2024, Policia e RMV-së ngriti kallëzim penal ndaj një punonjësi të policisë në Shkup pasi i njëjti gjuajti me armë në një dasmë familjare.

Ndërkaq më 28 korrik 2024, policia arrestoi një person nga Kërçova pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, ku mbetën të plagosur tre persona.

Edhe në të kaluarën ka pasur raste të ngjashme, për shembull në gusht 2023 u arrestuan dy policë të cilët gjuajtën me armë gjatë një dasme në Prilep. /Portalb.mk

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI: Merrni guximin për të filluar veting të monitoruar ndërkombëtarisht për çdo politikan
Next Article “VLEN” në vend të vetingut, propozon amandament kushtetues që do të hapë mundësi vepra penale ndaj detyrës zyrtare të mos vjetërsohet asnjëherë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?