By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: PSG-Aston Villa përballen në Superkupën e Evropës: Ja si përcaktohet fituesi në rast barazimi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > PSG-Aston Villa përballen në Superkupën e Evropës: Ja si përcaktohet fituesi në rast barazimi
Sport

PSG-Aston Villa përballen në Superkupën e Evropës: Ja si përcaktohet fituesi në rast barazimi

admin
Last updated: 12/08/2026 10:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

‘Red Bull Arena’ në qytetin austriak të Salzburgut do të jetë sonte (e mërkurë) nikoqire e ndeshjes së Superkupës së UEFA-s mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës, në sfidën që shënon hapjen e sezonit të ri.

PSG-ja vjen në këtë përballje si kampione e Evropës, pasi fitoi Ligën e Kampionëve për herë të dytë radhazi, duke mposhtur Arsenalin pas ekzekutimit të penalltive.

Në anën tjetër, Aston Villa e ka siguruar pjesëmarrjen në Superkupë si fituese e Europa League-s, pasi mposhti Freiburgun me rezultat 3-0 në finale.

Por një nga pyetjet kryesore para ndeshjes është: Çfarë ndodh nëse PSG-ja dhe Aston Villa janë të barabarta pas 90 minutash?

Sipas rregulloreve të UEFA-s, përgjigjja është e qartë: nuk do të ketë vazhdime.

Nëse ndeshja përfundon me rezultat të barabartë pas 90 minutave, fituesi do të përcaktohet menjëherë përmes goditjeve nga pika e bardhë.

Pra, ndryshe nga shumë ndeshje të fazave eliminatore të Ligës së Kampionëve apo Europa League-s, në Superkupën e UEFA-s nuk luhen dy pjesë nga 15 minuta shtesë.

Ky rregull ishte vendimtar edhe në edicionin e kaluar, kur PSG-ja e fitoi Superkupën ndaj Tottenhamit pikërisht pas penalltive.

Në atë përballje, skuadra franceze ishte duke humbur 2-0, por arriti të rikthehej në minutat e fundit dhe të barazonte rezultatin, duke e dërguar ndeshjen direkt në penallti.

Këtë vit rregullorja mbetet e njëjtë.

Kështu, nëse PSG-ja dhe Aston Villa nuk arrijnë ta përcaktojnë fituesin gjatë 90 minutave në Salzburg, trofeu do të vendoset direkt nga penalltitë.

You Might Also Like

Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve

Pjesa e parë, Maqedonia e Veriut 0-2 Zvicër

Kosova ngritet në ranglistën e FIFA-s

Zhegrova po rikthehet te versioni që e do Kosova: Më ekipor, më luftarak dhe gjithnjë vendimtar

Paraqitja brilante e Dion Gallapenit ndaj Irlandës në numra – pothuajse i pagabueshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vitinha zbulon tre favoritët për Topin e Artë 2026, lë jashtë gare Yamal, Mbappe dhe Kane
Next Article Nga shitëse në dyqanin e ‘Gucci’-t në 70 milionë ndjekës: Kush është gruaja e Cristiano Ronaldos – Georgina Rodriguez?
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?