By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: PSG në finale, Kvaratskhelia: Ndeshja më e madhe e jetës sonë, do të japim gjithçka
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > PSG në finale, Kvaratskhelia: Ndeshja më e madhe e jetës sonë, do të japim gjithçka
Sport

PSG në finale, Kvaratskhelia: Ndeshja më e madhe e jetës sonë, do të japim gjithçka

admin
Last updated: 07/05/2026 09:37
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Paris Saint-Germain ka siguruar kualifikimin në finalen e Ligës së Kampionëve, pasi eliminoi Bayern Munichun në gjysmëfinale. Pas ndeshjes, Khvicha Kvaratskhelia e vlerësoi maksimalisht suksesin e ekipit dhe e pranoi se përballja me kampionët gjermanë ishte prova më e vështirë e sezonit.

“Jemi shumë të lumtur që jemi në finale. E dimë që do të jetë e vështirë ndaj Arsenalit. Bayern është një nga skuadrat më të mira për momentin, ishte shumë e vështirë, sfida më e fortë e sezonit. Ne treguam se mund të luajmë kundër skuadrave të tilla”, deklaroi ai.

Sulmuesi gjeorgjian theksoi edhe krenarinë e grupit për një tjetër arritje madhore dhe e cilësoi finalen si ndeshjen më të rëndësishme të karrierës për të gjithë lojtarët.

“Jemi shumë krenarë që ia dolëm sërish. Duhet të jemi gati për finale, është ndeshja më e madhe e jetës sonë dhe do të japim gjithçka për këtë klub”, u shpreh Kvaratskhelia.

Ai foli gjithashtu për aksionin e golit të PSG-së, duke nënvizuar se goli i hershëm e ndryshoi rrjedhën e ndeshjes dhe i dha skuadrës qetësinë e nevojshme.

“Mendoj se ishte shumë e rëndësishme që goli u shënua shumë shpejt. Pashë që Dembele ishte i vetëm dhe thjesht duhej t’ia jepja topin. Ai realizoi një përfundim shumë të mirë. Jemi krenarë për të dhe për gjithë skuadrën, sepse luftuam sonte dhe fryma e ekipit ishte e jashtëzakonshme”, shtoi ai.

Në finalen e Ligës së Kampionëve, PSG do të përballet me Arsenalin, një tjetër kundërshtar nga Liga Premier, e pesta skuadër angleze që parizienët e kanë pasur përballë këtë sezon.

“Ne i respektojmë të gjitha skuadrat. Për ne është e rëndësishme të luajmë lojën tonë. Nuk mendojmë shumë se kush do të jetë kundërshtari, thjesht përgatitim lojën tonë dhe japim gjithçka në fushë”.

“Do të jetë e vështirë, është finalja e Ligës së Kampionëve dhe ne thjesht duhet të shkojmë ta shijojmë”, përfundoi ai.

You Might Also Like

Dy javë spektakël në Botërorin 2026: Golat, ndeshjet dhe momentet që na lanë pa fjalë

Fabio Cannavaro përulet para Cristiano Ronaldos: Tregoi se është një nga më të mëdhenjtë në histori

Jude Bellingham mezi pret të luajë pranë Jose Mourinhos: Është top trajner

“Duhet ta shmangim”, Ronaldo nuk mendon se Brazili është gati të luajë kundër Holandës

Anglia vendos rekordin e pazakontë në Kupën e Botës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article iPhone 17 është shitur më shumë se çdo telefon tjetër në botë deri më tani këtë vit
Next Article Enrique tregon se si e eliminuan Bayernin, flet edhe për finalen ndaj Arsenalit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti me letër ngushëlluese për vdekjen e kryetarit të Bërvenicës, Jovica Ilievski
Maqedoni
Bill Gates thotë se nuk ka qenë dëshmitar i krimeve, por mund të ketë qenë në prani të viktimave të Epstein
Bota
Filkov: Kemi miratuar më shumë se 30 ligje reformuese që korrigjojnë dobësitë shumëvjeçare në sistem
Maqedoni
Dy javë spektakël në Botërorin 2026: Golat, ndeshjet dhe momentet që na lanë pa fjalë
Sport

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?