By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: PTHP-ja ka ngritur aktakuzë kundër katër personave në lidhje me vrasjen e Gjorçevskës dhe Zhezovskit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > PTHP-ja ka ngritur aktakuzë kundër katër personave në lidhje me vrasjen e Gjorçevskës dhe Zhezovskit
Maqedoni

PTHP-ja ka ngritur aktakuzë kundër katër personave në lidhje me vrasjen e Gjorçevskës dhe Zhezovskit

admin
Last updated: 31/05/2024 13:56
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 maj – Prokuroria Themelore Publike Shkup sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup ngriti aktakuzë kundër katër personave në lidhje me vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit. Prokurori publik ka dorëzuar edhe në Gjykatën Penale propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit për tre të akuzuarit bashkëekzekutuesit dhe masën e arrestit shtëpiak për ndihmësin e tyre.

Tre nga të pandehurit ndiqen penalisht për një vepër penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 p.1 dhe p.7 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal dhe një vepër penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 p.1 dhe p.4 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal dhe dy dënimet nga neni 123 paragrafi 3 i Kodit Penal, një vepër penale Rrëmbim nga neni 141 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal dhe një vepër penale – Rrëmbim nga neni 141 paragrafi 1 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal.

Si bashkëekzekutues, së bashku me një të dyshuar tjetër për të cilin vijojnë hetimet për veprat e njëjta penale, ata planifikuan rrëmbimin e vajzës 14 vjeçare Vanja Gjorçevska për të detyruar një anëtar të familjes së saj të ngushtë të japë mjete në para për ryshfet, kumtoi Prokuroria.

Siç theksohet, më 22.11.2023, së bashku kanë kryer rrëmbimin e të lënduarit Pançe Zhezhovski në Veles, me qëllim që ta detyrojnë që t’ua japë automjetiin e tij “Citroen” që ta shfrytëzojnë për rrëmbinin e fëmijës në Shkup.

Të pandehurit kanë shkuar në shtëpinë e viktimës, e kanë dhunuar fizikisht dhe e kanë lidhur, më pas e kanë futur në bagazh dhe janë drejtuar në vendin e quajtur “Rudnik” në afërsi të Velesit, ku për egoizëm dhe në mënyrë mizore, me paramenim e kanë privuar nga jeta me armë zjarri – pistoletë e kalibrit 9 mm.

Më 27.11.2023, të akuzuarit dhe i dyshuari, të ndihmuar nga i akuzuari i katërt, e kanë rrëmbyer vajzën në hyrje të një ndërtese në rrugën “Naum Naumovski Borçe” në Shkup.

Pasi më parë babai i fëmijës së dëmtuar, përmes të dyshuarit të parë, ka dhënë udhëzime për kohën se kur vajza do të dilte vetëm për të shkuar në Shkollë, te tre të akuzuarit kanë ardhur para hyrjes së ndërtesës ku jetonte fëmija i dëmtuar.

Me kaçavidë e kanë hapur derën e hyrjes së ndërtesës dhe kur viktima ka dalë nga ashensori, e kanë kapur, e kanë mposhtur dhe e kanë lidhur, duke e kërcënuar të mos bërtasë se do ta qëllojnë. E kanë futur në një thes gjumi me zinxhir të hapur dhe e kanë çuar me automjet në vendin e quajtur “Dupki”, në atarin e fshatit Brazdë.

Aty në mënyrë mizore, me paramendim e kanë privuar nga jeta të miturën, kështu që i dyshuari i parë me të shtënë me pistoletë të kalibrit 9 mm i ka shkaktuar një plagë, ndërsa të akuzuarit e kanë varrosur trupin në një gropë të hapur më parë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Më pas në një fushë pranë një rruge, në atarin e fshatit Brazdë, i kanë vënë flakën automobilit “Citroen” me targa të Velesit, për të cilin kanë përdorur benzinë në një tub që e kishte blerë njëri nga të akuzuarit.

Babai i vajzës u ka ndihmuar për të realizuar planin e tyre dhe ai akuzohet se ka ndihmuar në veprën penale – Rrëmbim nga neni 141 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 në lidhje me nenin 24 të Kodit Penal.

Prokurori publik ka dorëzuar në Gjykatën Themelore Penale Shkup propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit për tre të akuzuarit bashkëekzekutues dhe masën e arrestit shtëpiak për ndihmësin e tyre.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Aktakuza bazohet në prova verbale dhe materiale në lidhje me veprimet e të akuzuarve, por pasi që procedura kundër të dyshuarit të parë i cili së fundi është ekstraduar nga Republika e Turqisë vazhdon, prokuroria publike nuk mund të ndajë detaje lidhur me materialin dëshmues.

Procedura vazhdon edhe ndaj një personi tjetër i cili dyshohet se ka ndihmuar të dyshuarin e parë pas kryerjes së veprës penale duke i siguruar transport gjatë arratisjes së tij në Republikën e Turqisë. Për atë persona janë në fuqi masat e caktuara paraprakisht të kujdesit.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shpallet Konkursi për ndarjen e Çmimit shtetëror “Sh. Klimenti i Ohrit”
Next Article Avdyl Salihu feston jubile, 100 evente si Matchmaker në boksin profesionist

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?