By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: PTHP Shkup ngriti aktakuzë kundër Lupço Palevskit- Palço për rrëmbim dhe vrasjen e Vanjës dhe Pançes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > PTHP Shkup ngriti aktakuzë kundër Lupço Palevskit- Palço për rrëmbim dhe vrasjen e Vanjës dhe Pançes
Maqedoni

PTHP Shkup ngriti aktakuzë kundër Lupço Palevskit- Palço për rrëmbim dhe vrasjen e Vanjës dhe Pançes

admin
Last updated: 12/08/2024 14:19
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 gusht – Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup sot deri në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka iniciuar aktakuzë kundër një personi i cili akuzohet për kidnapimin dhe vrasjen e Pançe Zhezhovskit në Veles dhe 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi.

Siç kumtojnë nga Prokuroria publike, personi akuzohet për veprën penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 1 dhe pika 7 v.v. të nenit 22 të Kodit penal dhe një vepre penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 1 dhe pika 4 v.v. të nenit 22 të Kodit penal që tq dyjat të ndëshkueshme sipas nenit 123 paragrafi 3 të Kodit penal dhe për veprën penale – Rrëmbim nga neni 141, pargrafi 2.v.v paragrafi 1 v.v. të nenit 22 të Kodit penal dhe një vepre penale – Rrëmbim nga neni 141 paragrafi 1 v.v. të nenit 22 të Kodit penal.

“Njëherësh prokurori kompetent ka iniciuar propozim për zbatimin e procedurës së vetme kundër këtij të akuzuari dhe katër personave të tjerë të akuzuar më parë për të njëjtën ngjarje, me çka në dy aktakuzat bëhet fjalë për të njëjtën vepër penale të kryera nga disa personat si bashkëkryerës, me atë që ka lidhje ndërmjet veprimeve të tyre në aspektin kohor, vendin dhe mënyrën e ekzekutimit si dhe ekzistojnë të njëjtat prova”, thuhet në komunikatë.

Во ООУ „Јохан Хајнрих - Песталоци

Ata së bashku, siç thonë nga Prokuroria, kanë planifikuar rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska me qëllim për të detyruar një anëtar të familjes së saj të afërt të japë para për shpërblim.

“Me datën 22.11.2023 i akuzuari së bashku me tre të akuzuar të tjerë së bashku kanë kryer rrëmbimin e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles, me qëllim që ta detyrojnë që t’ua japë automjetin e tij ‘Citroen’ për ta përdorur për të rrëmbyer fëmijën në Shkup. Të pandehurit kanë shkuar deri te shtëpia e viktimës, e kanë dhunuar fizikisht dhe më pas e kanë futur në bagazh dhe janë drejtuar në vendin e quajtur “Rudnik” në afërsi të Velesit, ku në mënyrë mizore me paramendim e kanë privuar nga jeta me armë zjarri – pistoletë e kalibrit 9 mm”, thuhet në kumtesë.

Nga Prokuroria thonë se më 27 nëntor 2023, të akuzuarit të ndihmuar nga një prind i akuzuar, kanë rrëmbyer vajzën në hyrje të një objekti në rrugën “Naum Naumovski Borçe” në Shkup. E kanë lidhur dhe e kanë dërguar në afërsi të vendit të quajtur “Dupki” në atarin e fshatit Brazdë dhe nga aty me paramendim e kanë privuar nga jeta të miturën.

“Aktakuza përmban propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit për të akuzuarin”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Prokuroria themelore publike Shkup në maj të këtij viti parashtroi aktakuzë kundër katër personave për grabitje dhe vrasje mizore të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi. Të akuzuar janë Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit fillon më 4 shtator.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Trungjet e vjetra të Kosovës në pulla postare
Next Article Është duke u shuar zjarri tek Vërtena skalla, rajonin e Pehçevës, përfshihen edhe helikopterë të ARM-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?