By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Publiku do të jetë i tronditur nga zbulimet për rastin “Mazut”, Toshkovski beson se Prokuroria do t’i kushtojë vëmendje të gjitha detajeve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Publiku do të jetë i tronditur nga zbulimet për rastin “Mazut”, Toshkovski beson se Prokuroria do t’i kushtojë vëmendje të gjitha detajeve
Maqedoni

Publiku do të jetë i tronditur nga zbulimet për rastin “Mazut”, Toshkovski beson se Prokuroria do t’i kushtojë vëmendje të gjitha detajeve

admin
Last updated: 01/09/2026 14:52
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 shtator, argument.mk/ – Prokuroria e Lartë Publike e ka ngarkuar OJQK‑në të mbledhë dhe analizojë të dhëna shtesë nga disa institucione, si dhe të urdhërojë ekspertiza të reja për përcaktimin e plotë të të gjitha rrethanave në lëndë dhe të përgjegjësisë eventuale penale.

“Nuk është me rëndësi nëse ministri i Punëve të Brendshme është i kënaqur ose jo nga ndonjë vendim i Prokurorisë Publike, me rëndësi është nëse qytetarët në fund do të shohin drejtësi në këtë betejë sizifiane, që ta shohim drejtësinë në fund të ditës”, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i pyetur për koment pas vendimit të Prokurorisë së Lartë që të vazhdojë procedimin për rastin “Mazut”.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në Shkollën e Mesme Policore “7 Maj”, Toshkovski shprehu shpresë se Prokuroria “do të mbledhë guxim dhe profesionalisht do t’i kushtohet të gjitha detajeve që lidhen jo vetëm me këtë lëndë, por edhe me të gjitha lëndët e tjera”.

“Gjithçka me qëllim që në fund të ditës ta shohim pikën e ndritshme në tunel, e ajo është ta shohim drejtësinë që të gjithë e dëshirojmë”, deklaroi Toshkovski, i cili sot i përshëndeti nxënësit e pranuar në Shkollën e Mesme Policore “7 Maj” me rastin e fillimit të arsimit të tyre.

Toshkovski theksoi se, nga informacionet e ndara me të dhe që lidhen me rastin, “do ta tronditin publikun kur të ndahen”.

“Unë thashë edhe më parë se, sipas asaj që është ndarë me mua si informacion nga ata që kanë punuar intensivisht në atë lëndë – hetues që janë pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, por të dërguar për punë në kuadër të Prokurorisë Publike për Krim të Organizuar, si dhe disa prej tyre të dërguar për punë në kuadër të MPB‑së në sektorin për Krim të Organizuar informacionet që u ndanë me mua dhe që lidhen me rastin, jam i sigurt se do ta tronditin publikun kur të ndahen me publikun. Ja, aq do të them dhe do ta lë hetimin të flasë vetë në publik më tej”, deklaroi Toshkovski.

Prokuroria e Lartë Publike Shkup dje e anuloi urdhrin për ndërprerjen e hetimit për furnizimet me mazut për TEC “Negotinë” dhe e ngarkoi Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OJQK) ta vazhdojë procedurën.

Siç njoftuan nga Prokuroria Publike, prokurori publik kompetent nga Prokuroria e Lartë e ka pranuar ankesën e AD ESM kundër urdhrit për ndërprerjen e hetimit.

Prokuroria e Lartë e ka ngarkuar OJQK‑në të mbledhë dhe analizojë të dhëna shtesë nga disa institucione, si dhe të urdhërojë ekspertiza të reja për përcaktimin e plotë të të gjitha rrethanave në lëndë dhe të përgjegjësisë eventuale penale.

OJQK në maj të këtij viti solli vendim për ta mbyllur hetimin për furnizimin me mazut për TEC “Negotinë”. Nga Prokuroria, në brifing me mediat, arsyetuan se pas një hetimi njëvjeçar, nuk u konfirmuan pretendimet nga kallëzimi penal, për çka nuk u përcaktua ekzistimi i veprës penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare.

Hetimi përfshiu gjithsej 13 persona, ndër ta edhe ish‑drejtorin e ESM‑së, Vasko Kovaçevski, i cili është në arrati, si dhe disa ish‑funksionarë dhe zyrtarë nga sektori energjetik. Ndër të dyshuarit kryesorë në lëndën me vlerë 167 milionë euro janë edhe biznesmenët Asmir Jahoski, pronar i “Pucko Petrol”, dhe Ratko Kapushevski, pronar i RKM.

You Might Also Like

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive

Xhabir Doko: Shteti ka probleme serioze jo vetëm në politikën e jashtme, por edhe me ekonominë dhe marrëdhëniet ndëretnike

Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Veliaj komandon Dokushin në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të bashkisë Tiranë, dorëhiqet Hoxha
Next Article Samsung prezanton Galaxy Book6, laptopi i ri 14-inç nis nga 800 dollarë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?