By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Puna e bujqve gjithnjë e më e vështirë, kërkojnë ndihmë nga shteti
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Puna e bujqve gjithnjë e më e vështirë, kërkojnë ndihmë nga shteti
Ekonomi

Puna e bujqve gjithnjë e më e vështirë, kërkojnë ndihmë nga shteti

admin
Last updated: 09/11/2024 16:20
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

“Cili është dallimi mes këtyre dhe atyre? Këto mund të hahen menjëherë dhe janë të njohura si çokollatë. Këto janë më të imta ndërsa poshtë janë më të mëdha, kanë pranuar më shumë ujë”, tha Mirçe Tashkov, bujk.

Mirçe Tashkov, me profesion është bujk por edhe shitës në treg. Ai shet prodhimet e vjeshtës çdo ditë në këtë tezgë ndërsa kultura bujqësore që ky bujk kultivon dhe shet, janë mollët japoneze apo siç njihen në disa vende si hurma dhe disa kultura tjera bujqësore si shegë dhe rrush.

“Kam rreth 1 hektarë mollë japoneze, 2-3 dy a tre ari shegë dhe kam 6 ari rrush, tre, rrush për ngrënie dhe tre për verë. Si ishte ky vit më qenë se kishte thatësirë? Ky vit ishte i vështirë, ku jam unë këtu, në Brajkovc, kishte breshër dhe jemi të shkatërruar, mund të them që 100 %. Domethënë vit i vështirë për bujqit? Po, shumë i vështirë. Kishte edhe thatësirë edhe breshër”, shtoi Mirçe Tashkov, bujk.

Tashkov, kultivon edhe shegë nga të cilat bën edhe lëng, por shitja edhe për këtë produkt, nuk është e garantuar.
Një bujk tjetër, merret me kultivimin e ullinjve dhe prodhimin e vajit të ullirit. Mulliri që ai ka u shërben edhe kultivuesve të tjerë të ullinjve në Vallandovë për të bërë vaj ulliri por që edhe për këtë produkt nuk ka plasman të garantuar.

“Kjo pjese e juglindore, Vallandova, Dojrani dhe i Gjevgjelisë janë më të përshtatshme për kultivimin e ullinjve dhe ka potencial për prodhimin e vajit të ullinjve dhe në këtë regjion ka nevojë për tu hapur njësi bujqësore të cilat do të merreshin me këtë profesion. Mund të jetë profitabile edhe pse edhe më tej kemi problem me llojet e ullinjve të cilat do të ishin të përshtatshme për këto kushte klimatike, teknologji që kërkon ulliri për kultivim por ne ende po endemi në Maqedoni me ato gjëra”, tha Nikolla, bujk.

Si për shumë bujq të tjerë edhe për këta bujq të Vallandovës, ky vit ka qenë i vështirë. Për shkak të sfidave të shumta që kishin bujqit këtë vit, në pranverë breshëri dhe më pas edhe thatësira, as këta bujq nuk arritën të nxjerr në treg kualitetin e duhur. Ndërsa presin që Ministria e Bujqësisë në të ardhmen të ndihmoje më shumë bujqit të cilët mesatarisht janë të moshës mbi 50 vjeçare.

You Might Also Like

Inflacioni, shpenzimet e jetës rriten për 4 %

Në tremujorin e katërt të vitit 2025 do të shpallet Thirrja Publike 02/2025

Përsëri u rrit kostoja e jetesës

Çmendet qeveria/ Taksë e re 300 milionë euro mbi naftën për rezervën e sigurisë

Përmbyllet me sukses faza e aplikimeve në Skemën Kombëtare të Investimeve, 801 kërkesa nga fermerët në të gjithë vendin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Për disa politikanë të opozitës së pari vijnë problemet që kanë të bëjnë me keqpërdorimet e mëdha të bëra në të kaluarën
Next Article Gjetjet arkeologjike në fshatin Koroshishtë të Strugës i takojnë fisit ilir të Enkelejdëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?