By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Punësimet partiake larg duart nga institucionet arsimore!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Punësimet partiake larg duart nga institucionet arsimore!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Punësimet partiake larg duart nga institucionet arsimore!

admin
Last updated: 04/03/2025 11:10
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 mars – Një nga fenomenet më negative në vendin tone janë edhe punësimet partiake që me automaziëm zbehin kriterin e meritokracisë. Kjo bëhet edhe më e rrezikshme kur aplikohet në shkolla, gjegjsësisht, në institucionet arsimore. Pra, kjo u mundësohen studentëve të diplomojnë pa dije, e pastaj mësimdhëns të bëhen po këta studentë. Që përmes kësaj qasje të krijohet problem zinxhiror në humbjen e cilësisë në arsim dhe degradim total të shoqërisë, shkruan Zhurnal.

Mësimdhënësit kërkojnë që urgjentisht t’i jepet fund punësimeve me liberëzë partiake

Vonesat në miratimin e Ligjit për Arsim të Mesëm dëmtojnë edhe më shumë realizimin e procesit mësimor në shkollat përkatëse. Mësimdhënësi i Historisë, Naser Miftari tha për Alsat se mes të tjerash, reformat në arsimin e mesëm duhet të përfshijnë ndërprerjen e punësimeve partiake. Sipas Miftarit, reformat duhet të rikthejnë vlerën e institucionit shkollë dhe mësimdhënës.

“Unë mendoj se të parat gjërat që duhet ti bëjmë apo që pres personalisht dhe të gjithë kolegët besojnë se janë të atij mendimi, departizimi dhe depolitizimi duhet menjëherë të filloj. Çdo emërim, çdo punësim duhet të kaloj filtrat e të merituarës dhe jo të asaj që e përmendim viteve të fundit apo edhe dekadave të fundit. Patjetër duhet të bëhen reforma edhe në aspektin institucional sepse si duket institucioni shkollë mos të them ka humbur po ka zbehur veprimin, lidhshmërinë me institucionet që dalin nga Ministria e Arsimit”, tha Naser Miftari, mësimdhënës i Historisë.

Burim Aliu, mësimdhënës i Gjeografisë kërkon që reformat të rikthejnë formën e gjimnazit klasik siç ishte dikur ku lëndët e Shkencave matematiko-natyrore do të ligjëroheshin nga viti i parë e deri në atë të katërt. Sipas Aliut, gjimnazet tashmë janë shndërruar edhe në shkolla profesionale.

“Pikë së pari duhet të kthehet forma e gjimnazit klasik. Të jenë ato lëndë të cilat mund ti quaj më së miri, për shkak se shumica prej fakulteteve që janë, sidomos lëndët natyrore, po filloj prej matematikës, fizikës, kimisë, biologjisë dhe gjeografisë kanë filluar të stagnojnë dhe vendohen lëndë të tjera të cilat mbase nuk janë të nevojshme. Por, ato duhet në shkollat, zakonisht në shkollat profesionale edhe normal kjo që duhet të bëhen këto reforma dhe po punohet”, tha Burim Aliu, mësimdhënës i Gjeografisë.

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska ditë më parë tërhoqi nga procedura parlamentare Ligjin për Arsimin e Mesëm. Sipas ministres. ligji do të përpunohet dhe më pas do të kthehet në Kuvend. Lidhur me atë që parasheh ky ligj, Janevska tha se mes tjerash do të përmbajë ndryshime që kanë të bëjnë me maturën shtetërore, parashihet të ketë arsim falas për fëmijë që janë në institucionet korrektuese dhe penale, por edhe arsim falas për fëmijët e kategorive të cenueshme. Gjithashtu do të përfshijë më shumë inkluzivitet, asistentë arsimor në arsimin e mesëm, shpërblime për nxënësit e talentuar gjë që nuk ishte deri më tani si dhe një kategori që ka të bëj me këshilltarin profesional në shkollë.

Fenomeni i “punësimeve partiake” është i njohur në Maqedoninë e Veriut –

Maqedonia e Veriut krahas problematikave tjera që ka për sa i përket shtetit të së drejtës, sundimit të ligjit, njëra ndër shqetësimet tjera është edhe fakti që administrata shtetërore është e mbingarkuar me të punësuar, që një pjesë e tyre nuk i kanë as kualifikimet e duhura.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Prandaj, është e domosdoshme që administrata shtetërore të pastrohet nga të punësuarit partiak që janë aty për të marrë një pagë e në shkëmbim të kësaj nuk bëjnë gjë tjetër pos që kalojnë kohën kot dhe nuk janë të gatshëm të avancohen e as të kryejnë punën për të cilën janë të ngarkuar.

Bashkimi Evropian nuk pranon dot shtete që nuk janë të gatshme të harmonizojnë ligjet e tyre me ato të BE-së, prandaj do të jetë rrugë e gjatë e anëtarësimit e aq më e gjatë e përmirësimit dhe çrrënjosjes së asaj praktike që ka shkërmoq shoqërinë duke vendos kriter të punësimit partizimin.

Nuk është vetëm administrata publike apo shtetërore në të cilën ka të punësuar partiak, edhe institucionet tjera nuk qëndrojnë sidomos ato arsimore e shëndetësore. Dhe, kjo praktikë ka shkatërruar secilin sektor ku është përdorur, sepse institucionet e arsimore të partizuara prodhojnë politikanë të paarsimuar, si dhe institucionet shëndetësore të partizuara prodhojnë përkujdesje katastrofale shëndetësore.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Dhe, kur mblidhen gjithë këto pasoja që prodhojnë punësimet partiake nënkuptohet që nuk është e rastësishme kërkesa e BE-së që të marrin fund këto punësime pa kritere njëherë e përgjithmonë, dhe të vazhdohet me normalizim dhe rikthim të shpresës se punësimet bëhen në bazë të kualifikimeve dhe meritokracisë. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kurti nga Gjilani: Prokuroria po e keqpërdorë lirinë për ta luftuar qeverinë
Next Article Siljanovska Davkova: Në Kuvend duhet të maten fjalët, nuk është keq që njeriu të kërkojë falje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?