Shkup, 3 maj – Të punësuarit në Shoqërinë Aksionare “Ekonomizim me Ujëra” ankohen se po përballen me presion dhe maltretim në vendin e punës me qëllim që siç thonë, të detyrohen të japin vullnetarisht dorëheqje. Edhe pse qendrën rajonale e kanë në kryeqytet, ata detyrohen të punojnë në qytete të tjera, duke mos ua mbuluar as harxhimet e rrugës. Madje, udhëheqësia e kësaj shoqate, siç thonë punëtorët, pa asnjë paralajmërim më 30 prill u ka dhënë vendim për përjashtim nga puna për dhjetë punonjës shqiptarë.
“Qe sa kohë që kur ka ardhur drejtori i ri, kemi presione çdo ditë, që ne të detyrohemi ta lëmë punën. Hapi i parë ka qenë që na ka vendosur në një zyrë të vogël, dhjetë persona dhe duke na akuzuar se ne nuk punojmë. Kurrë ne nuk kemi pasur kushte për punë. Dhe kanë vazhduar kërcënimet që kjo është vetëm fillimi, se do të vazhdojnë edhe më shumë që t’i largojnë nga puna shqiptarët”, tha Ramadan Beqa – i punësuar.
“Unë kam fëmijë të vogël, rrogën e kam të vogël dhe duan të më dërgojnë në Koçan, në Bregallnicë, ndërsa rrogën e vogël e kam, s’më ofrojnë as kushte as s’më japin që të shkojë deri në Bregallnicë. Krejt me kushtet e mia duhet të shkoj me rrogë të vogël minimale.
A nuk u’a sigurojnë transportin?
Jo nuk kemi asgjë tani për tani”, tha Elfat Aliu – i punësuar.
“Jemi të bindur se pas këtij vendimi fshihen motive politike dhe diskriminuese. Të gjithë jemi shqiptarë dhe ky vendim duket si përpjekje për të na detyruar të japim dorëheqje, në mënyrë që vendet tona me aktivistë të partisë së VMRO-së”, tha Orhan Muça – i punësuar.
Drejtori i kësaj shoqërie aksionare, Filip Filipovski tha për Alsat se punëtrët që ankohen, në fakt janë pranuar në punë nga ish drejtori, me konkurs të hapur për qytete të tjera dhe jo për në Shkup. Ai thotë se punëtorët janë manipuluar dhe ish udhehqësia e “ekonomisë së Ujërave”
“Ai pëlqim është manipuluar, janë pranuar njerëz të cilët tani kthehen të punojnë aty ku kanë aplikuar. Ata në konkursin që është publikuar nga ana e “SHA Ekonomizim me Ujëra” kanë aplikuar dhe janë paraqitur që çdo secili të punojë, dikush në Sveti Nikollë, dikush në Kavadar, në Strumicë, në Shkup. Tani kur fillon sezoni i ujitjes, kur duhet të jenë atje në teren, gjithsecilin e dërgoj atje për ku është pranuar. Unë nuk i ri shpërndaj”, shtoi Filip Filipovski – Drejtor i SHA “Ekonomizim me ujëra”.
Punëtorët thonë se pos presioneve mungojnë edhe kushtet për punë. Obligimet e tyre i kryejnë të ulur në karrige të vjetra e të thyera. Edhe zyrat madje i kanë me xhama të thyera e dysheme të dëmtuar.