Policia e Tiranës ka vënë në pranga teknikun dhe inxhinierin e ndërtimit të firmës private, pasi ditën e djeshme një punëtor ra nga lartësia e objektit ku po punonte dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.
Sipas policisë ngjarja tragjike ka ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, kurse viktimë mbeti 67-vjeçari me iniciale Rr.M.
Gjithashtu hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe rrethanave i kaluan Prokurorisë, teksa dyshohet për mungesë të kushteve të sigurisë në punë.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan H. T., 65 vjeç dhe E. D., 26 vjeç, me detyrë teknik ndërtimi dhe inxhinier ndërtimi të një firme private, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Aleksandër Moisiu” gjatë punës, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën punëtori i firmës shtetasi Rr. M., 67 vjeç.