Shkup, 22 korrik – Pas një periudhe të gjatë pasigurie financiare dhe institucionale, 17 të punësuarit në Inspektoratin për Zbatimin e Gjuhëve më në fund kanë marrë pagesat e tyre. Pagesa është bërë për tre muajt e parë, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se kompensimi për tre muajt e mbetur do të bëhet së shpejti.
Gjatë këtyre gjashtë muajve, punonjësit kanë qenë pa paga, pa sigurim shëndetësor dhe pensional, si pasojë e një bllokade të zgjatur në Kuvend për miratimin e ndryshimeve ligjore që do të mundësonin funksionimin normal të institucionit.
