By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qëndrimet proruse i kushtojnë lideres së opozitës rumune, i ndalohet garimi për presidencialet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Qëndrimet proruse i kushtojnë lideres së opozitës rumune, i ndalohet garimi për presidencialet
Bota

Qëndrimet proruse i kushtojnë lideres së opozitës rumune, i ndalohet garimi për presidencialet

admin
Last updated: 08/10/2024 19:52
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gjykata Kushtetuese e Rumanisë njoftoi se një kandidate nacionaliste për zgjedhjet presidenciale në vend nuk i plotëson kushtet për të garuar, për shkak të qëndrimeve të saj proruse dhe kundër Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Kushtetuesja vendosi në fundjavë ta heqë Diana Sosoaca – lideren e partisë opozitare ultranacionaliste dhe euroskeptike, SOS Romania – nga lista e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Ajo e publikoi vendimin të hënën vonë në mbrëmje.

Vendimi i saj i ka nxitur politikanët nga i gjithë spektri politik të ngrenë shqetësime se gjykata i ka tejkaluar kompetencat e veta.

Rumania, anëtare e BE-se dhe NATO-s, do të mbajë zgjedhje presidenciale me dy runde, më 24 nëntor dhe 8 dhjetor, ndërsa zgjedhjet parlamentare do të mbahen në mes tyre.

Sipas Kushtetutës, çdo qytetar rumun mbi moshën 35-vjeçare që nuk ka histori kriminale, ka të drejtë të garojë për president.

Por, Kushtetuesja argumentoi se qëndrimet publike të Sosoacas bëjnë që ajo të mos jetë në gjendje ta mbajë zotimin presidencial për nderimin e Kushtetutës dhe për mbrojtjen e demokracisë, nëse do të zgjidhej presidente.

Pesë nga nëntë gjykatësit votuan për largimin e Sosoacas, dy votuan kundër, ndërsa dy të tjerë abstenuan.

Sosoaca, anëtare e Parlamentit Evropian, njihet për qëndrimet e saj antisemitike dhe proruse.

Por, disa politikanë thanë se mohimi i të drejtës së saj për të garuar në zgjedhje e minon sundimin e ligjit dhe vendos precedent të rrezikshëm për eliminimin e kandidatëve. /rel

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Flamur Noka dhe Ervin Minarolli, në hetime
Next Article Ambasada amerikane në Shkup nderoi profesorin Veton Latifi në konferencën për sigurinë ndërkombëtare!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?