By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qëndrimi i “Vlen” për Memorandumin ndërmjet Qeverisë dhe BNJVL-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Qëndrimi i “Vlen” për Memorandumin ndërmjet Qeverisë dhe BNJVL-së
Maqedoni

Qëndrimi i “Vlen” për Memorandumin ndërmjet Qeverisë dhe BNJVL-së

admin
Last updated: 14/08/2024 14:19
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 gusht – Pas 23 vitesh stagnim, decentralizimi përfundimisht po realizohet. Sot dëshirojmë të shprehim kënaqësinë tonë për nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit dhe Mirëkuptimit midis Qeverisë dhe Shoqatës së Komunave – Bashkimi i Njësive të Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (BNJVL). Ky Memorandum është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të decentralizimit dhe zhvillimit të sistemit të vetëqeverisjes lokale në vendin tonë.

Koalicioni VLEN ka qenë gjithmonë një mbështetës i fuqishëm i procesit të decentralizimit, duke e parë atë si një nga shtyllat kryesore të programit tonë qeverisës.

Ne besojmë se decentralizimi i thellë dhe efektiv është çelësi për forcimin e demokracisë lokale dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. Memorandumi, i cili paraqet një angazhim të përbashkët për transferimin e kompetencave dhe resurseve më të mëdha në nivelet lokale të qeverisjes, është një dëshmi e qartë e angazhimit tonë për arritjen e këtij qëllimi. Ne e mirëpresim vendimin për krijimin e një programi vjetor të aktiviteteve prioritare dhe formimin e komisioneve të përbashkëta që do të përfshijnë ekspertë të jashtëm dhe përfaqësues të administratës. Kјо qasje inkluzive dhe analitike do të ndihmojë në adresimin e nevojave reale të komunave dhe do të kontribuojë në përmirësimin e efikasitetit dhe transparencës në menaxhimin e resurseve publike.

Një element kyç i Memorandumit është angazhimi për sigurimin e më shumë fondeve buxhetore për komunat, të bazuara në të ardhurat nga taksat dhe TVSH. Koalicioni VLEN e mbështet fuqishëm këtë strategji dhe e sheh atë si një mundësi për forcimin e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe ndihmën në zhvillimin e projekteve kapitale investuese që do të përmirësojnë infrastrukturën dhe cilësinë e jetës për qytetarët tanë.

Për më tepër, jemi të kënaqur që ky Memorandum përfshin angazhimin për konsultime me BNJVL-në në lidhje me të gjitha ndryshimet e mundshme në rregulloret për planifikimin urbanistik dhe ndërtimin. Kjo do të sigurojë që proceset e ndryshimeve ligjore dhe rregullatore të jenë në harmoni me nevojat dhe realitetet e mjediseve lokale.

Koalicioni VLEN do të vazhdojë të mbështesë dhe të ndjekë zbatimin e këtij Memorandumi me kujdes dhe përkushtim. Ne jemi të sigurt se përmes kësaj bashkëpunimi të ngushtë dhe të sinqertë, do të arrijmë një zhvillim të qëndrueshëm dhe të drejtë në të gjitha nivelet e qeverisjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Interi interesohet për talentin e madh të Barcelonës
Next Article Ganiu: Nuk kemi asnjë komunikim me Arsovskën, na ka bllokuar në telefon

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?