Një qen ka shpëtuar mrekullisht pasi një shkëmb gjigant rrëshqiti dhe u përplas në oborrin e një shtëpie në Benguet, Filipine.
Qeni ndodhej në kafazin e tij kur shkëmbi “e shtypi” tërësisht, por ai arriti të dalë e palënduar dhe vrapojë drejt një vendi të sigurt, përcjell Telegrafi.
Ngjarja ndodhi ndërsa Tajfuni Wipha godiste rajonin me erëra deri në 167 km/h dhe reshje të dendura.
Shkëmbi përplasi edhe një makinë të parkuar, ndërsa shtëpia pësoi dëmtime të pjesshme.
Fatmirësisht, askush nuk u lëndua.
Tajfuni ka prekur mbi 800,000 njerëz dhe ka shkaktuar viktima e dëme në disa vende të Azisë Juglindore.