By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qeveria as nuk ka refuzuar as nuk ka pranuar ndonjë propozim në mbledhjen e Këshillit Ekonomiko-Social
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Qeveria as nuk ka refuzuar as nuk ka pranuar ndonjë propozim në mbledhjen e Këshillit Ekonomiko-Social
Maqedoni

Qeveria as nuk ka refuzuar as nuk ka pranuar ndonjë propozim në mbledhjen e Këshillit Ekonomiko-Social

admin
Last updated: 04/02/2025 17:20
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 shkurt – Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se Qeveria as nuk ka refuzuar dhe as nuk ka pranuar asnjë propozim në mbledhjen e djeshme të Këshillit Ekonomiko-Social . Thotë se debati ka qenë i hapur vetëm për shkak se Sindikata si një nga partnerët i ka skaduar përfaqësimi dhe nuk mund të merren vendime. Ekipi qeveritar përsëriti se do të pranojë rritje të pagës minimale që do të bien dakord sindikatat dhe punëdhënësit. Njëra nga odat ka propozuar që paga minimale të jetë 31.500 denarë dhe kontributet të paguhen me pagën minimale aktuale, që sipas tij është e pazbatueshme dhe e kundërligjshme.

“Dua të përgënjeshtroj se çfarë është refuzuar nga Qeveria ose pranuar . Në mbledhjen e djeshme konstatuam se njëri nga partnerët nuk mund t’i përfaqësojë interesat e asaj ane sepse përfaqësimi i Sindikatës ka skaduar dhe Qeveria është duke formuar Komisionin që duhet të përcaktojë përfaqësimin e sindikatave. Kjo do të thotë se nëse dikush nuk është në tryezë, atëherë nuk votohet dhe nuk arrihen konkluzione. Njëri nga partnerët ka bërë propozim për pagë minimale që e ka prejardhjen nga njëra nga odat, nuk do të doja të përmenda se cila tani…, ku thuhet se paga minimale duhet të jetë 31.500 denarë dhe të paguhen kontributet me pagën minimale aktuale. Kjo, po, nga unë është refuzuar për arsye të thjeshtë se nuk është në përputhje me ligjin dhe është e pamundur të zbatohet”, tha Mickoski.

Theksoi se politikat e Qeverisë janë që qytetarët të kenë shëndetësi më të mirë, për të cilën në Buxhet janë paraparë 100 milionë euro më shumë dhe të kenë një pension solid, ndërsa për të cilin nga marsi do të ketë rritje të re lineare.

Vlerësoi se “kjo logjikë e pagesës me truke të kontributeve, ndërsa pagë minimale më të lartë do të sjellë deformim të përgjithshëm të sistemit dhe diçka që është kundër ligjit”.

“Të gjithë kanë të drejtën e garantuar për pension dhe në këtë mënyrë paaftësohet. Për çdo gjë tjetër qëndrimi i Qeverisë ishte, ja ku janë sindikatat, ja punëdhënësit, çfarëdo që të jeni dakord ne do t’i mbështesim. Sepse nëse harmonizohen për një pagë minimale më të lartë se ajo që është aktualisht në përputhje me ligjin dhe metodologjinë, kjo do të thotë më shumë hyrje në Buxhet. Prandaj nuk duam të keqkuptohemi se duam më shumë hyrje dhe të themi – djema dakordohuni ne do të pranojmë”, tha Mickoski.

Duke komentuar bojkotin e ri të paralajmëruar të marketeve për shkak të çmimeve të larta dhe gjobave të paralajmëruara, tha se shumë shpejt pret rezultate nga konstatimet në terren dhe raport nga institucionet kompetente.

“Thashë se kam mirëkuptim për qytetarët dhe kjo nuk duhet të jetë për t’u habitur, por jam gjithashtu i bindur se do të gjendet një gjuhë e përbashkët mes tregtarëve, prodhuesve, distributorëve, e cila zgjidhje do të jetë në drejtim të ruajtjes së standardit të qytetarëve” tha Mickoski në konferencën për shtyp në Qeveri për thirrjen e re për financimin e projekteve të komunave.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjërat duhet të zgjidhen në mënyrë sistematike, ajo që ndodhi është rezultat i zgjidhjeve ad hok
Next Article Policia Financiare hyn në ITSHKSH

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?