Shkup, 10 korrik – Qeveria dhe Kryqi i Kuq do ta fuqizojnë bashkëpunimin dhe së shpejti do të ketë takim që të dakordohen aktivitetet e përbashkëta, paralajmëruan pas takimit të sotëm kryeministri Hristian Mickoski dhe sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti.
“Konfirmuan bashkërisht se është e nevojshme që në nivel më të lartë ta risim bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë dhe Kryqit të Kuq. Dhashë fjalën se ai aktivitet do të ketë fokusin tim personal dhe se shumë shpejt në kuadër të Qeverisë me ministritë e këtij dikasteri do të organizohet takim që të shohim në cilin nga programet e ministrive mund të bashkëpunohet bashkërisht”, deklaroi kryeministri Mickoski.
Në ngjarjen me rastin e 80-vjetorit të themelimit të Kryqit të Kuq kryeministri shprehu mirënjohje të madhe për aktivitetet e organizatës pas tragjedisë në Koçan.
“Me të vërtetë bënë punë të madhe, atëherë bashkërisht e filluam aktivitetin, i kanalizuam të gjithë bamirësit të cilët duan të ndihmojnë që t’i dërgojnë mjetet e tyre në llogarinë të cilën e hapi Kryqi i Kuq”, tha Mickoski.
Saiti vlerësoi se bashkëpunimi i deritanishëm është frytdhënës dhe bazohet në baza reale.
“Ne shprehëm shumë mundësi, raste dhe ide të mira, të cilat duhet t’i vendosim në aktivitete në periudhën e ardhshme dhe së shpejti do të ketë takime që të dakordohen aktivitetet e përbashkëta”, tha Saiti.