Shkup, 29 janar – Qeveria në seancën e djeshme ka vendosur që ti propozojë Parlamentit të vendit që të shkarkojë nga detyra drejtorin e Agjencisë për Administratë Spase Gligorov dhe zëvendës drejtorin Agron Seferin.
Shkarkimi i tyre vjen pas mendimit negativ të dhënë mbi Raportin vjetor të punës së agjencisë për vitin 2023.