By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qeveria: Mickoski, Mexhiti dhe Mucunski do të marrin pjesë në inaugurimin e presidentit amerikan Donald Tramp
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Qeveria: Mickoski, Mexhiti dhe Mucunski do të marrin pjesë në inaugurimin e presidentit amerikan Donald Tramp
Maqedoni

Qeveria: Mickoski, Mexhiti dhe Mucunski do të marrin pjesë në inaugurimin e presidentit amerikan Donald Tramp

admin
Last updated: 18/01/2025 16:09
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 janar – Në inaugurimin e presidentit të ri të SHBA-ve Donald Trump, siç njoftuan nga Qeveria, do të marrin pjesë kryeministri Hristijan Mickoski, zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti, ministri i jashtëm Timço Mucunski dhe zv.ministrja për çështje evropiane, Viktorija Trajkov. Siç njoftojnë nga Qeveria, kryeministri do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e titulluar “Zërat e Lirisë”, e cila do të mbahet pas inaugurimit dhe do të organizohet nga kompanitë “Trump Media” dhe “Rumble”.

“Pritet që gjatë qëndrimit, kryeministri Mickoski të zhvillojë disa takime dypalëshe, kontakte dhe takime me anëtarë të rinj të administratës së presidentit amerikan. Gjithashtu, kryeministri Mickoski do të zhvillojë takim me biznesmenë me origjinë nga vendi, ku do të diskutohet për bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë për investime”, thonë nga Qeveria.

Përpos zyrtarëve qeveritarë, në inaugurim do të marrin pjesë edhe krerët e koalicionit VLEN. Duke mos saktësuar se cilët nga katër kryetarët e partive do të jenë prezentë, nga VLEN thonë se vetëm ftesa që u është dërguar, për ta paraqet nder dhe krenari.

“Me kënaqësi dhe krenari të lartë informojmë publikun e gjerë për nderin që i është bërë liderëve të koalicionit më të madh shqiptar, VLEN me çka janë ftuar të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimin e presidentit të SHBA-ve”, thonë nga VLEN.

Por nga Aleanca për Shqiptarët kanë dyshime për transparencën e udhëtimeve të pushtetarëve në Uashington. ASH-ja i bën thirrje Komisionit Antikorrupsion, të hetojë nëse shpenzimet janë në përputhje me ligjin.

“I bëjmë thirrje Komisionit Antikorrupsion që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të hetuar dhe zbardhur transparencën e plotë të udhëtimeve të liderëve të qeverisë dhe shtetit në inaugurimin e presidentit amerikan. Në veçanti, kërkojmë përgjigje për këto çështje:
1. Kush ka paguar biletat për të marrë pjesë në këtë ngjarje?
2. Kush i mbulon shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit në SHBA?
3. A janë përdorur fonde publike për këto shpenzime dhe në çfarë baze janë justifikuar ato?”, thonë nga ASH.

Në inaugurimin e Trampit, është paralajmëruar prania e ish presidentëve dhe zyrtarëve të lartë të SHBA-së, shumë kryeministra dhe presidentë të shteteve tjera, por edhe krerë të organizatave më të mëdha botërore.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shkollat fillore dhe të mesme rihapin dyert të hënën
Next Article Rritet numri i të prekurve nga Tularemia, sëmundje që bartet nga minjtë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?