By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qeveria po përgatit masa për ti ”goditur” kreditë e shpejta
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Qeveria po përgatit masa për ti ”goditur” kreditë e shpejta
Ekonomi

Qeveria po përgatit masa për ti ”goditur” kreditë e shpejta

admin
Last updated: 14/05/2026 10:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 maj Zhurnal.mk – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski njoftoi se Qeveria po përgatit masa edhe për kufizimin e kredive të shpejta, pasi më herët u miratua Propozim-ligji i ri për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese.

Ai tha se, sipas analizave të Qeverisë, pikërisht borxhet janë një nga arsyet pse qytetarët po braktisin vendin.

“Duke pasur parasysh të gjithë parametrat që lidhen me këtë industri, ekzistojnë standarde dhe politika të caktuara që kjo Qeveri i ndjek. Qytetet, me reklamat dhe billbordet ndriçuese, duken sikur kazinotë janë industria kryesore. Kësaj perceptimi do t’i vijë fundi”, deklaroi Mickoski.

Ai theksoi se pranë kazinove dhe bastoreve sportive shpesh hapen edhe zyra për kredi të shpejta.

“Pranë këtyre kazinove, si rregull, hapen zyra për kredi të shpejta. Gjëja tjetër mbi të cilën do të punojmë është pikërisht kjo”, deklaroi kryeministri.

I pyetur nëse Qeveria planifikon kufizime konkrete për kompanitë që japin kredi të shpejta, Mickoski konfirmoi se po punohet për zgjidhje të tilla, por pa dhënë detaje.

“Po punojmë për t’i kufizuar, por nuk do të doja të jap më shumë detaje”, tha Mickoski.

Sipas tij, analizat kanë treguar se borxhet janë një problem serioz shoqëror.

“Në bazë të analizës së bërë, pjesa më e madhe e njerëzve, si arsye për largimin nga shteti, përmendin faktin se u janë grumbulluar borxhe. Në aspektin moral, me këtë ligj do ta përmirësojmë gjendjen në shtet”, shtoi kryeministri.

Më herët, Qeveria njoftoi se e ka përcaktuar tekstin e ri të harmonizuar të Propozim-ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, me të cilin vendosen kufizime të rrepta për reklamimin e bixhozit, si dhe ndalohet që kazinotë dhe bastoret të ndodhen më afër se 500 metra nga shkollat.

Nga Qeveria thonë se deri më tani janë mbyllur 358 platforma të huaja ilegale online për lojëra fati.

You Might Also Like

Rritje e çmimeve për 6 përqind në industri

Karburantet me çmime të reja: Rënie e çmimit të naftës dhe rritje e benzinës

Rritet ngrohja me inverterë dhe energji diellore, druri ende dominon si burim kryesor

Bujqit ankohen për fitime të ulëta dhe kosto të larta, kërkohet kontroll më i rreptë i marzhave

Agrometeorologët apel bujqve: Ujitni kulturat, temperaturat po rrisin nevojën për ujë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kostovski: Bojkoti i zgjedhjeve mund të jetë një zgjidhje për të sjellë në vete këtë sistem politik
Next Article Xi Jinping zhvillon bisedime me Presidentin e SHBA-së Trump
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aleanca për Shqiptarët zgjedh Shkëlqim Musliun në krye të degës së Likovës
Maqedoni
Ali Ahmeti: Saraji dëshmoi se mbetet bastion i fuqishëm i organizimit tonë politik
Maqedoni
11 zjarre të evidentuara në hapësira të hapura
Maqedoni
Mexhiti: Pas rikonstruimit, VLEN do të udhëheqë me 6 ministri – 3 miliardë euro investime në vendbanimet shqiptare
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?