By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qeveria solli vendime për kufizimin e marzhës në tregtinë me shumicë dhe pakicë të mbi 1000 produkteve dhe kufizim të çmimeve të tetë grupeve të ushqimeve bazë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Qeveria solli vendime për kufizimin e marzhës në tregtinë me shumicë dhe pakicë të mbi 1000 produkteve dhe kufizim të çmimeve të tetë grupeve të ushqimeve bazë
Maqedoni

Qeveria solli vendime për kufizimin e marzhës në tregtinë me shumicë dhe pakicë të mbi 1000 produkteve dhe kufizim të çmimeve të tetë grupeve të ushqimeve bazë

admin
Last updated: 18/02/2025 17:50
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 shkurt – Qeveria në mbledhjen e sotme mori vendim për kufizimin e marzhës bruto të fitimit (MBF) në tregtinë me shumicë dhe pakicë dhe vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta për produkte të veçanta në tregtinë me shumicë dhe pakicë.

Siç informon në konferencën e sotme për media zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës Marjan Risteski, me qëllim që të mbrohet standardi i popullatës përkatësisht të ulen shpenzimet për jetë të shportës konsumatore për ushqim dhe pije dhe te mjetet për higjienë personale, Qeveri mori vendim me të cilin kufizohet marzha në tregtinë me shumicë dhe pakicë të 102 grupeve të prodhimeve ose të mbi 1000 produkteve ushqimore dhe joushqimore.

Dhe atë: 5 për qind e MBF-së në tetë produkte ushqimore bazë dhe atë qumështi, buka, mielli tip 400 dhe 500, vezët, vaji për ushqim, jogurti dhe kosi ose gjithsej tetë grupe të produkteve, 10 për qind e MBF-së së kufizuar të produkteve ushqimore ku përfshin grupin prej 55 produkteve ushqimore – mishi dhe përpunimet e mishit, sheqeri, produktet e qumështit, buteri, margarina, pemët dhe perimet, orizi, fasulja dhe brumërat, dhe kufizim prej 15 për qind të MBF-së për 39 produkte ushqimore dhe mjete për higjienë dhe atë te pemët dhe perimet e freskëta, detergjentet, ushqimet për foshnje, pampersat, sapuni, letra e tualetit etj.

“Analiza e ISHT-së tregon se tregtarët me shumicë dhe pakicë llogarisin MBF prej 20 deri në 25 për qind për produktet bazë në tregtinë me pakicë, ndërsa prej 20 deri në 50 për qind në tregtinë me shumicë. Me këtë vendim obligohen të gjithë pjesëmarrësit në tregtinë me shumicë dhe pakicë, të gjitha këto 102 grupe të produkteve, të paktën 70 për qind të jenë të pranishme në rafte”, tha zëvendësministri Risteski.

Ai tha se është marrë edhe vendim për konfirmimin e çmimit më të lartë të tetë grupeve të produkteve ushqimore bazë në tregtinë me shumicë dhe pakicë me ç’rast si çmim më i lartë janë konfirmuar çmimet të cilat janë llogaritur më 1 shkurt të vitit 2025.

“Të dyja vendimet do të hyjnë në fuqi ditën e ardhshme pas shpalljes së vendimeve në Gazetën zyrtare, ndërsa do të zgjasin deri më 30 prill. Pritjet tona janë se me këto dy vendime çmimet e produkteve ushqimore bazë të cilat janë përmbajtur në vendim do të ulen mesatarisht për rreth 10 për qind, përveç tetë produkteve ushqimore bazë – qumështi, buka, mielli tip 400 dhe 500, vezët, vaji për ushqim, jogurti dhe kosi për të cilat pritet të mbesin në nivel të njejtë, përkatësisht të mos rriten ose të ketë ulje minimale”, tha Risteski.

Ai sqaroi se tek ata kanë arritur propozime edhe nga tregtarët dhe distributorët dhe beson se sipas analizës të Ministrisë dhe të dhënave të cilat i kanë marrë nga ISHT beson se vendimet e tilla do të kontribuojnë për stabilizim dhe ulje të çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe për mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve të paktën deri më 30 prill kur janë edhe dy festat më të mëdha fetare – ramazani dhe pashkët.

“ISHT maksimalisht do të përfshihet në terren dhe atje ku do të zbulohen parregullsi, do të sanksionohen në mënyrë rigoroze, ndërsa dënimet janë edhe deri në 20.000 euro”, nënvizoi Risteski.

Në pyetjen e gazetarëve, ai sqaroi se ata kanë marrë më shumë se 20 propozime dhe i kanë dëgjuar tregtarët me shumicë dhe pakicë, si dhe një pjesë të distributorëve dhe se një pjesë e atyre propozimeve janë pranuar, por që janë udhëhequr nga analizat e ISHT-së gjatë miratimit të këtyre vendimeve të Qeverisë në lidhje me marzhet.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Tashmë kemi një kufizim të shkallëzuar në marzhën bruto të fitimit që ishte pjesë e propozimeve të tyre prej 5, 10 dhe 15 për qind në aspektin e marzheve në tregtinë me shumicë dhe pakicë”, tha Risteski.

I pyetur se kur do të hyjë në fuqi Ligji për praktikat e padrejta të tregtisë së produkteve bazë ushqimore dhe bujqësore, ai tha se kompetencën për kontroll e ka Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës, i cili është organ i pavarur dhe i përgjigjet Kuvendit. Sa i përket vetë Komisionit, ai tha se është riformuar deri më 1 janar dhe tashmë është duke funksionuar dhe për pajisjen e tij janë planifikuar edhe tetë punësime të reja.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Matt Damon do të luajë Odisenë në filmin e Christopher Nolanit “The Odyssey”
Next Article Zëvendës drejtori i Fondit për sigurim pensional, Halimi takoi përfaqësues të Misionit të FMN-së, të kryesuar nga Anet Kjobe

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?