By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qeveria ukrainase shkarkon zëvendësministrin e Mbrojtjes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Qeveria ukrainase shkarkon zëvendësministrin e Mbrojtjes
Bota

Qeveria ukrainase shkarkon zëvendësministrin e Mbrojtjes

admin
Last updated: 10/02/2024 13:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Ukrainës Oleksandr Pavlyuk, është shkarkuar nga pozita, ka njoftuar Qeveria më 10 shkurt.

Ky është një tjetër vendim i marrë prej autoriteteve ukrainase teksa ristrukturojnë udhëheqësinë, meqë presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky beson se ushtrisë i duhen ndryshime.

Vendimi është bërë i ditur në Telegram prej Taras Melnychukut, përfaqësuesit qeveritar në Parlamentin e Ukrainës, i cili ka thënë se Pavlyuk është transferuar në një tjetër pozitë, por pa dhënë më shumë hollësi.

Melnychuk nuk ka treguar se kush do të emërohet në pozitën që e ka pasur Pavlyuk, raporton Rel.

Më 9 shkurt, Zelensky e ka emëruar gjeneralin Anatoliy Barhilevych si udhëheqës të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, pasi e ka emëruar gjeneralin Oleksandr Syrskiy si komandant të përgjithshëm ushtarak.

Zelenskiy e ka përshkruar Barhilevychin si “individ me përvojë, i cili e kupton detyrën e luftës dhe objektivat e luftës”.

Presidenti ukrainas ka thënë, po ashtu, se Syrskiy i ka identifikuar kandidatët për pozitat e ndihmësve të tij, mirëpo nuk ua ka përmendur emrat, vetëm ka thënë se kanë përvojë në ushtri dhe i kanë të qarta nevojat e ushtarëve ukrainas.

Syrskyi konsiderohet arkitekt i fitores më të rëndësishme të Ukrainës në luftë, i kundërofensivës në rajonin lindor të Harkivit, në shtator të vitit 2022, duke i larguar forcat ushtarake ruse prej qyteteve Kupjansk dhe Izjum.

Ndryshimet në kokën e ushtrisë ukrainase vijnë në një kohë të rëndësishme për Ukrainën, e cila ka dështuar të rikthejë pjesë të mëdha të territorit, të zaptuara prej Rusisë, pas nisjes së luftës, në shkurt të vitit 2022.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Për më shumë, Kievi mund të përballet me ndalje të ndihmës ushtarake prej Shteteve të Bashkuara, mbështetëseve më të mëdha, pasi ligjvënësit republikanë e kanë bllokuar një paketë ndihme, në vlerë të 61 miliardë dollarëve, meqë kërkojnë më shumë ndryshime në politikat e SHBA-së për migrimin.

You Might Also Like

Kinë, përcaktohen orientimet për zhvillimin gjatë periudhës 2026-2030

Hera e parë pas 500 vitesh, Mbreti Charles dhe Papa luten bashkë – Vizita në Vatikan, historike

Irani thotë se çdo sulm i ri ndaj tij do të jetë “një tjetër dështim”

Franca lëshon urdhërarrest për Bashar al-Assadin për krime kundër njerëzimit

BE-ja miraton paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kovaçevski: Fronti evropian ekziston, Taravari nuk është vendimtar për të ardhmen e vendit
Next Article Stoltenberg u bën thirrje vendeve evropiane të rrisin prodhimin e armëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?