By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qeverisja lokale nëpërmjet lojës: Finalja e “Electionville” bashkoi të rinjtë nga gjashtë qytete në Shkup
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Qeverisja lokale nëpërmjet lojës: Finalja e “Electionville” bashkoi të rinjtë nga gjashtë qytete në Shkup
Maqedoni

Qeverisja lokale nëpërmjet lojës: Finalja e “Electionville” bashkoi të rinjtë nga gjashtë qytete në Shkup

admin
Last updated: 08/05/2025 19:29
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 maj – Dje, në hapësirat e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, u zhvillua finalja e madhe e “Electionville” – një lojë edukative dhe interaktive që simulon procesin e qeverisjes lokale dhe marrjes së vendimeve.

Ngjarja u organizua në bashkëpunim ndërmjet Ambasadës së Suedisë, Delegacionit të Bashkimit Evropian, rrjetit të Europe House dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe ky event përfaqësoi përmbylljen e programit njëmujor kushtuar edukimit qytetar dhe aktivizmit rinor.

“Electionville” është një lojë simuluese edukative që shpjegon funksionimin e qeverisjes lokale përmes procesit të vendimmarrjes, ndarjes së buxhetit dhe përcaktimit të politikave publike. Loja zhvillohet mbi një platformë të madhe në dysheme, ku pjesëmarrësit – nxënës të arsimit të mesëm – vendosen në rolin e përfaqësuesve të zgjedhur në këshillin e një qyteti fiktiv të quajtur “Electionville”. Përmes kësaj loje interaktive, të rinjtë fitojnë përvojë praktike nga proceset reale demokratike, siç janë vendimmarrja kolektive, negociatat, debati publik dhe marrja e përgjegjësive. Në kuadër të programit, aktivitetet u zhvilluan në gjashtë qytete të vendit – Manastir, Strugë, Tetovë, Veles, Kriva Pallankë dhe Strumicë – ku morën pjesë rreth 100 nxënës, të ndarë në 24 ekipe. Ekipet fituese nga çdo qytet u ftuan të përfaqësojnë qytetin e tyre në finalen e madhe në Shkup, e cila u mbajt pikërisht në hapësirat e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut – institucioni ky ku edhe në jetën reale edhe merren vendimet publike më të rëndësishme. Gjatë finales, gjashtë ekipet finaliste kishin për detyrë të vendosin për prioritetet dhe të propozojnë zgjidhje për sfidat me të cilat përballej “qyteti” i tyre, ndërsa në fund, fitues i “Electionville” 2025 u shpall ekipi nga Strumica.

Pas përfundimit të lojës, u mbajt një ceremoni zyrtare ku morën fjalën përfaqësues të lartë të institucioneve dhe trupit diplomatik. Ambasadorja e Suedisë në Maqedoninë e Veriut, znj. Ami Larsson Jain, ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian, z. Michalis Rokas, dhe znj. Dafina Stojanoska, kryetare e Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Suedisë, u drejtuan me mesazhe frymëzuese drejtuar nxënësve të pranishëm, duke theksuar rëndësinë e edukimit qytetar, pjesëmarrjes aktive dhe përgjegjësisë në proceset demokratike.

Në fjalën e saj, znj. Stojanoska theksoi: “Mesazhi im për ju është të mësoni dhe të dini si të luftoni për një të ardhme më të mirë për veten tuaj. Dija është arma juaj më e fortë që askush nuk mund t’ua marrë. Demokracia është të flasësh me zë të lartë, të dëgjosh me kujdes dhe të merrni vendime së bashku për një të nesërme më të mirë për të gjithë. Kur të zgjidhni profesionin tuaj dhe të filloni të punoni, jini profesionistë dhe respektoni ligjet.” Z. Rokas theksoi rolin aktiv të të rinjve në shoqëri, duke thënë: “Të jesh qytetar nuk do të thotë vetëm të votosh një herë në disa vite. Do të thotë të jesh i informuar, të përfshihesh në komunitet dhe të mbash udhëheqësit përgjegjës. Kjo ndoshta për ju ishte vetëm një lojë, por mesazhet dhe mësimet që morët prej saj janë reale.” Në fjalimin e saj, ambasadorja Larsson Jain tha: “Këto ekipe të rinjsh të përkushtuar dhe mbresëlënës sot patën mundësinë të praktikojnë artin e dialogut, kompromisit dhe bashkëpunimit përmes lojës – gjë që nuk është gjithmonë e lehtë. Por siç thuhet: nëse do të ecësh shpejt – ec vetëm; nëse do të shkosh larg – ec me të tjerët. Për të krijuar zgjidhje të qëndrueshme për sfidat e përbashkëta, duhet të ecim së bashku. Këto vlera janë themelore për ndërtimin e shoqërive gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Shpresoj që kjo përvojë, së bashku me njohuritë dhe kuptimin që fituat për demokracinë lokale, do t’ju ndihmojë juve të rinjve – si votues të ardhshëm. Sinqerisht shpresoj që do të vazhdoni të angazhoheni rreth çështjeve që janë të rëndësishme për ju dhe të bëheni ambasadorë të komuniteteve tuaja, duke frymëzuar të tjerët që t’ju bashkohen në krijimin e ndryshimeve pozitive.”

Ngjarja u përmbyll me një ceremoni për ndarjen e certifikatave dhe një koktej joformal, ku nxënësit dhe të ftuarit patën mundësinë të ndajnë ide, përvoja dhe të krijojnë lidhje të reja.

Përmes kësaj iniciative, Delegacioni i Bashkimit Evropian, rrjeti Europe House dhe Ambasada e Suedisë edhe një herë konfirmuan angazhimin e tyre për të inkurajuar të rinjtë të marrin pjesë, të edukohen dhe të jenë qytetarë aktivë. Demokracia nuk është vetëm një e drejtë – ajo është edhe përgjegjësi. E pikërisht nga të rinjtë nis çdo ndryshim i vërtetë.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Një shtëpi përfshihet nga zjarri në Reçicë të Vogël të Tetovës
Next Article Dimitrievski për Taravarin: Nëse bashkëpunon me BDI, ZNAM nuk e konsideron partner qeveritar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?