By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: QMK: Aktive nëntë zjarre, nën kontroll katër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > QMK: Aktive nëntë zjarre, nën kontroll katër
MaqedoniTOP LAJM

QMK: Aktive nëntë zjarre, nën kontroll katër

admin
Last updated: 10/07/2025 09:04
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 korrik  – Aktive janë nëntë zjarre në ambient të hapur deri në orën shtatë të mëngjesit të sotëm, nga gjithsej 63 gjatë ditës së djeshme, informoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK). Nën kontroll janë katër zjarre, një është lokalizuar, ndërsa 49 janë shuar.

Nëntë zjarre janë aktive në zona të hapura që nga ora 7 e mëngjesit të sotëm, nga gjithsej 63 dje, njoftoi Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK). Katër zjarre janë nën kontroll, një është lokalizuar dhe 49 janë shuar.

QMK njoftoi se aktive janë zjarret në Çuçer Sandevë – Bllacë, ku është kapluar bimësi e ulët, në fshatin Vizbeg në Shuto Orizare ku po digjet një deponi, në Prilep – fshati Beshishtë, një vend i quajtur “Beshishki rid”, pyll i përzier. Në zjarret në Makedonski Brod, është kapluar pylli dhe shkurret, midis fshatrave Creshnevë dhe Lokvica, bimësi e ulët nga një zjarr i përhapur nga fabrika “Samokov” në fshatin Ramne, si dhe pyll i përzier në fshatrat Sllatinë dhe Kovçë. Gjithashtu në komunën e Çashkës, nën “Sollunska Glava”, pranë vendit të quajtur “Burimet e Babunës” dhe “Babina Dupka”, ka tym në pjesën shkëmbore, ndërsa po digjet edhe pylli me kërcell të ulët në fshatin Nikoliq në Dojran.

Është lokalizuar zjarri në Koçav, në një vend të quajtur Babishte, ndërmjet fshatrave Jastrebnik dhe Polaki, ku janë kapuar bimësi e ulët dhe pyll i përzier.

Sipas QMK-së, nën kontroll janë zjarret në Dellçevë në Deponinë e qytetit “Ostrec”, në Vinicë – fshati Dragobrashtë (bimësi e ulët), në Kriva Pallankë – fshati Gradec dhe fshati Lozakovë dhe në Zhelinë – fshati Larce – lokacion ndryshe (pyll i përzier).

LAMM sot në mëngjes kumtoi se komunikacioni nga qarkorja Orman deri në qarkoren Mirkovc është lëshuar për komunikacion të rregullt, gjithashtu edhe prej Shkup – GJP për VK Bllacë dhe në të dy drejtimet e rrugës eksprese Rankovcë-Kriva Pallankë. Komunikacioni në këto rrugë ishte në ndërprerje për shkak të zjarrëve.

Për shkak të situatës me zjarret në Qeveri mbrëmë pati mbledhje Shtabi i Krizës, ndërsa është aktivizuar edhe mekanizmi evropian për ndihmë në përballje me zjarret.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski deklaroi pas mbledhjes së Shtabit të Krizës se shkak për përhapjen, në masë të madhe ishin kushtet e pavolitshme të motit dhe era e fuqishme, por për disa kemi dyshime të bazuara se janë shkaktuar nga faktori njeri afër kapaciteteve kyçe infrastrukturore, rrugëve, rajoneve dendësisht të banuara dhe objekteve private.

- Advertisement -
Ad imageAd image

 

A very difficult day in dealing with the fires. The reason for their spread was largely adverse weather conditions and strong winds, but for some we have grounds to suspect that they were sta

“Maksimalisht po vihen në funksion të gjitha kapacitetet e shtetit, me atë që duhet të theksoj se nga Greqia janë dhënë për ndihmë dy kanaderë, të cilët do të vihen në funksion, si dhe dy ekipe këmbësorike të cilat janë vënë në dispsozicion përmes mekanizmit të BE-së. Të gjitha institucionet qeveritare tërësisht janë mobilizuar dhe janë përfshirë aktivisht në terren. Në gjendje gatishmërie janë vënë 300 ushtarë, prej të cilëve rreth 150 aktivisht u përfshinë në terren, si dhe rreth 400 nëpunës policorë, të cilët u përfshinë aktivisht në terren”, deklaroi Toshkovkski.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme do të zgjedhë kryetar të ri, kandidatë janë dy nxënës
Next Article Një person ka ndërruar jetë në një aksident në afërsi të Ohrit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?