Shkup, 10 korrik – Në numrin e vetëm për raste emergjente 112 dje janë regjistruar thirrje deri më tani rekorde në një ditë 4.199, bëri të ditur Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Prej tyre, 711 kanë qenë për shërbim ku janë aktivizuar institucione për intervenim.
Për Policinë kanë qenë 286 thirrje ose 40,2 për qind nga numri i përgjithshëm, Ndihma e shpejtë përmes numrit 112 është kërkuar 72 herë, që është 10,1 për qind nga numri i përgjithshëm i thirrjeve, ndërsa për Shërbimin zjarrfikës kanë qenë 41,7 për qind e thirrjeve, gjegjësist gjithsej 297.
Qendra për Menaxhim me kriza ka marrë 54 thirrje, ndërsa Lidhja Automoto e Maqedonisë dy thirrje.
