Shkup, 23 qershor – Koordinuesi i grupit të deputetëve të VLEN-it, Beki Qoku, sot, në konferencë për shtyp në shtëpinë ligjvënëse porositi se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me lokalet në vjeshtë, pasi që paraprakisht koordinuesi i grupit të deputetëve të Frontit evropian, Blerim Bexheti u bëri thirrje VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së në pushtet për zgjedhje të parakohshme, duke i akuzuar me atë rat për degradium të gjuhës shqipe dhe injorim të Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe.
“BDI me kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare edhe njëherë dëhmon se janë shndërruar në parti politike pa ide dhe vizion. Të vetëdijshëm e çdo ditë e më shumë po ngushtohen si subjekt politik, të përballur me largime të vazhdueshme nga anëtarësia e tyre, shpëtimin e shohin në gënjeshtra të trilluara ndaj simpatizuesve të vet se gjoja qeveria po bie dhe BDI po kthehet, por atë nuk e beosn as rrethi i tyre më i ngushtë. Me VLEN-in në Qeveri nuk do të ketë më persona me 20 vite përvojë oune dhe akoma të jehs bashkëpunëtor i ri. Sot kemi shqiptarë të cilët gëzojnë dinjitet që në vitin e parë të sundimit tonë. VLEN-i e prezanton legjitimitetin e plotë të popullit shqiptar, diçka që fuqishëm dhe qartë e përjetuam në zgjedhjet e fundit parlamentare me 107 mijë vota, ndërkaq akoma më qartë do ta dëshmojmë me fitore absolute në zgjedhjet lokale”, porositi Qoku.
Në pyetjen e gazetarëve lidhur me Ligjin për përfaqësim të drejtë, Qoku theksoi sse nesër do të gjendet në mbledhje të Qeverisë dhe se së shpejti pritet të hyjë në procedurë parlamentare. Për atë nëse dihen kandidatët për kryetarë të komunave për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe nëse janë sjellë vendime për ndonjë koalicionim parazgjedhor, Qoku tha se ende po zgjasin bisedimet dhe anketat, duke cekur se VLEN-i së shpejti do t akumtojë kandidatin e pavariur për kryetar të Komunës së Strugës.
“Akoma po bëjmë anketa dhe po dakordohemi, por akoma nuk kemi emra. Besoj se në Strugë do të kemi së shpejti kandidat të pavarur ne si VLEN. Deri më tani nuk kemi kurfarë vendime, por parimisht shumica historikisht ka bashkëpunuar çdoherë në zgjedhje lokale”, tha Qoku.
Bexheti, ndërkaq, paraprakisht në konferencë për shtyp në shtëpinë ligjvënëse paralajmëroi se në këto zgjedhje lokale Fronti evropian do të jetë “koalicion i gjerë i shprehur në formë referendumi të pakënaqësisë së shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike”.
