By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qytetarët në vend janë të parët në Europë për nga anëtarësimi në parti politike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Qytetarët në vend janë të parët në Europë për nga anëtarësimi në parti politike
Maqedoni

Qytetarët në vend janë të parët në Europë për nga anëtarësimi në parti politike

admin
Last updated: 22/01/2025 21:35
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 janar – Në Maqedoninë e Veriut zakonisht votohet në linjë etnike. Është e lartë përqindja e qytetarëve që deklarohen si anëtarë të partive politike, ndërsa madje një e treta e tyre në zgjedhjet e vitit të kaluar kanë marrë pjesë në tubime ose ngjarje publike të organizuara nga partitë politike, raporton MIA. Gratë dhe të rinjtë janë më pakë të kyçur në proceset politike, tregon Hulumtim krahasues i sistemeve zgjedhore (HKPZ), në të cilën kanë marrë pjesë Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike pranë Universitetit “Shën Kirili e Metodi” në Shkup (IHSPJ-USHCM), në bashkëpunim me Institutin për demokraci “Societeas civilis” Shkup (IDSCSH) dhe Programi për mbështetje të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut (IFES).

“Konstatimet kryesore tregojnë qartë se në Maqedoni votohet shumë në linjë etnike, kjo është diçka që tashmë e dimë. Megjithatë me këto konstatime mundemi edhe të vijmë edhe deri te ndonjë prerje në atë shtrirje në votim etnik. Ka përjashtime të votimit etnik, megjithatë janë shumë të rralla dhe i përkasin vetëm disa partive politike”, theksoi Jovan Bliznakovski.

Nga partitë e maqedonasve, vetëm dy kanë trup votues mes qytetarëve shqiptarëve dhe pjesëtarëve të komuniteteve tjera etnike, ndërsa hulumtimi tregon se maqedonasit nuk votojnë për partitë e shqiptarëve.

Hulumtimi tregon qartë se vendi ynë është ndër vendet me anëtarësimin më të madh në parti politike në Evropë. Sipas të dhënave të anketës, 13,3 për qind e të anketuarve janë shprehur se janë anëtarë partie, që është jo shumë më pak se në vitin 2017 kur ishte 13,6 për qind. Mesatarja në BE, siç u përmend, është 3 deri në 5 për qind. Bazuar në këto të dhëna, çdo i shtati qytetar në vendin tonë është anëtar i një partie politike.

Gratë dhe të rinjtë janë më pak të përfshirë në proceset politike dhe bazuar në hulumtimet, të rinjtë e moshës 18 deri në 24 vjeç janë më pak të interesuar për përfshirjen partiake.

Në pyetjen nëse në të gjitha zgjedhjet votoni për partinë e njëjtë, 37,4 për qind e të anketuarve janë përgjigjur me konfirmim, 29,8 se në pjesën më të madhe të zgjedhjeve votojnë për partinë e njëjtë, 25,3 për qind se votojnë për parti të ndryshme, ndërsa 1,1 për qind se nuk ka votuar kurrë.

Profesoresha Anmeta Cekiq, theksoi se vendimin për kë do të votojnë, shumica e qytetarëve e dinë para zgjedhjeve (59,09 për qind), por pothuajse 40 për qind këtë e bëjnë gjatë fushatës (32, 8 për qind) ose në ditën e zgjedhjeve (6,8 për qind).

Hulumtimi në terren është bërë në periudhën nga 25 tetori deri më 4 dhjetor të vitit 2024, janë realizuar gjithsej 1056 anketa.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Bedri Hamza premton mbështetje për gratë: Unë besoj në një Kosovë, ku gratë janë të lira t’i ndjekin ëndrrat e tyre
Next Article NATO forca lider në Kosovë: Vizita e gjeneral-lejtenantit Scott në Urën e Ibrit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?