By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qytetarët që mendojnë se fatura e tyre e energjisë elektrike është e gabuar, mund të paraqesin ankesë në EVN brenda tetë ditësh
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Qytetarët që mendojnë se fatura e tyre e energjisë elektrike është e gabuar, mund të paraqesin ankesë në EVN brenda tetë ditësh
Maqedoni

Qytetarët që mendojnë se fatura e tyre e energjisë elektrike është e gabuar, mund të paraqesin ankesë në EVN brenda tetë ditësh

admin
Last updated: 04/03/2025 11:36
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 mars – Të gjithë qytetarët që mendojnë se fatura e tyre e energjisë elektrike është e gabuar, kanë të drejtë ligjore që në afat prej 8 ditësh të paraqesin ankesë tek furnizuesi universal EVN Houm. Raporti duhet të përmbajë numrin e llogarisë, përshkrimin e problemit dhe një kopje të faturës dhe të dorëzohet në adresën info@evn.mk.

Nëse qytetari nuk është i kënaqur me përgjigjen, ka të drejtë të paraqesë ankesë në Komisionin Rregullator të energjetikës dhe shërbimeve të ujit dhe shërbimeve të menaxhimit me mbeturinat komunale (KRRE)

“Nëse EVN nuk përgjigjet brenda afatit ligjor ose qytetarët nuk janë të kënaqur me përgjigjen, mund të kontaktojnë KRRE-në në erc@erc.org.mk ose potrosuvaci@erc.org.mk, duke bashkangjitur dokumentet nga procedura me EVN. KRRE do të kryejë një hetim të pavarur dhe do të marrë një vendim detyrues, saktësojnë nga Ministria, sqaruan sot nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale.

Nëse KRRE merr vendim në favor të qytetarit, siç theksojnë, EVN është e obliguar ligjërisht ta korrigjojë faturën, më së shpeshti duke llogaritur ulje në faturat e mëvonshme.

Sipas ligjit, EVN Houm është e obliguar që t’i lexojë njehsorët çdo tre muaj, për t’u siguruar që të dhënat janë të sakta.

“Nga EVN Houm informojnë se rreth 85 për qind e njehsorëve lexohen çdo muaj. Megjithatë, ka matës që janë të instaluar në pronën e përdoruesve dhe që nuk mund të lexohen nëse përdoruesi nuk është i pranishëm. Gjithsej 15 për qind e njehsorëve, ku përfshihen edhe të paarritshëm në zona të caktuara rurale, lexohen dy herë në vit”, thonë nga Ministria.

Në një periudhë tre mujore, siç theksojnë, përqindja e njehsorëve të lexuar ka qenë mbi 95 për qind.

Ata theksojnë se sipas informacioneve të EVN Houm, pas vendosjes së bllok tarifave është futur mekanizmi verifikues.

 

- Advertisement -
Ad imageAd image

Регулаторната комисија за енергетика и водни услуги на Република Северна Македонија ги известува потрошувачите дека можат да достават приговор до РКЕ доколку добиените сметките за електрична

“Për konsumin e përdoruesve që hyjnë për herë të parë në bllokun e katërt shfaqet një “njoftim i sistemit” dhe kontrollohen gjithmonë individualisht. Ky proces kryhet përpara se fatura t’i dorëzohet përdoruesit. Në këtë rast, nëse hyrja në bllokun e katërt është pasojë e bilanceve të mëparshme mujore të palexuara, pra kilovat-orë të pafaturuara, fatura korrigjohet menjëherë”, theksojnë nga Ministria.

Nëse qytetarët dyshojnë se njehsorët e tyre nuk lexohen rregullisht, mund ta krahasojnë faturën me gjendjen aktuale të njehsorit, kurse EVN është e detyruar të reagojë. Qytetarët kanë mundësi të raportojnë edhe vetë një situatë duke lexuar njehsorin dhe duke e dërguar me postë në adresën e EVN-së ose të paraqesin kërkesë në EVN Houm për leximin fizik të njehsorit dhe inspektimin e blloqeve, nëse nuk janë në gjendje ta lexojnë vetë njehsorin. Ata gjithashtu mund të kërkojnë dëshmi të leximit.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Sipas ligjit, EVN duhet të sigurojë konfirmimin e leximit tremujor. Nëse nuk është aty, qytetari ka të drejtën e rishikimit”, thonë nga Ministria.

Të gjithë përdoruesit që dëshirojnë të raportojnë vetë statusin e njehsorëve të tyre mund ta bëjnë këtë në https://evnonline.mk/index/meterdata ose https://evnonline.mk/payment/meterdata, ose me email në info@evn.mk ose elektrodistribucija@evn.mk, si dhe duke telefonuar në Qendrën e thirrjeve të EVN në numrin 02 32 050.

“Nga 820 mijë njehësorë në Maqedoni, EVN Houm ka pranuar 15.000 ankesa në periudhën dhjetor 2024 deri në janar 2025, por siç bëjnë të ditur nga atje, vetëm një numër i vogël i këtyre raporteve (15 për qind) janë rishikuar sipas statusit të sapolexuar, pjesa tjetër është përcaktuar si e pabazuar, sepse vlera e konsumit aktual ka qenë e përshtatshme për faturën. EVN Houm bën të ditur se numri i ankesave të pranuara gjatë kësaj periudhe është 20 për qind më i ulët se në periudhën dhjetor 2023 deri në janar 2024. Deri në organin e shkallës së dytë KRRE deri më 28 shkurt 2025, kanë mbërritur 345 ankesa”; theksojnë nga Ministria.

Nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale theksojnë se janë duke u zhvilluar aktivitete për aktivizimin e pajisjeve moderne për kontrollimin e njehsorëve pranë Byrosë së Metrologjisë, të cilat do të mundësojnë verifikim dhe kontroll shtesë të pavarur të njehsorëve, sipas ankesave të konsumatorëve. 

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Siljanovska Davkova: Në Kuvend duhet të maten fjalët, nuk është keq që njeriu të kërkojë falje
Next Article Lori – Jozit: Mos bëj sikur ke bërë ndonjë gjë të madhe në këtë botë, banori: Jam njeri i thjeshtë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?